E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dardhë, mungesa e infrastrukturës pengon turizmin

KORÇE - Mungesa e infrastrukturës rrugore në pikën turistike të Dardhës është kthyer në pengesën kryesore të zhvillimit të turizmit, sidomos në stinën e dimrit.
Ndërkohë që kanë nisur edhe reshjet e para të dëborës në këtë zonë, lëvizja bëhet edhe më e vështirë.

“Rruga ka shumë probleme dhe është prishur në disa vende. Duhet shtruar patjetër me asfalt, pasi veturat e vogla nuk mund të ngjiten dot mbi kalldrëm. Gjatë dimrit krijohen shumë probleme. Ata që kanë makina të vogla kanë frikë të nisen në Dardhë.”- deklaron një banor i zonës.

Sikurse edhe një vit më parë, banorët dhe turistët duhet të përballen edhe me bllokimin e plotë të rrugëve, për shkak të borës së dendur në këtë zonë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›