E Enjte, 5 Nëntor 2026

Kriza Rusi- Ukrainë, Rama: Shqipëria qartazi e pozicionuar krah ShBA-së dhe aleancës perëndimore!

Shqipëria qëndron qartazi e pozicionuar krah ShBA-së dhe aleancës perëndimore në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës. 
Deklarata u bë nga kryeministri shqiptar Edi Rama gjatë një konference për mediat shqiptare gazetarë e të cilave e kanë shoqëruar kryeministrin në Washington, ku ai gjendet për vizitë prej disa ditësh. 
“Marrëdheniet e Rusisë me Shqipërinë janë të mira, por vendi ynë është qartazi i pozicionuar krah ShBA-së dhe aleancës perëndimore në krizën mes Rusisë dhe Ukrainës” tha zoti Rama. 
Ndërkaq ai tha se “Ballkani i hapur” ka marrë pëlqimin e sekretarit të shtetit Blinken dhe administrates amerikane duke shtuar se dialogu mes Serbisë dhe Kosovës duhet të vijojë. 
Një tjetër pikë e diskutuar gjatë takimeve të kryeministrit Rama në ShBA  ishte edhe fusha e mbrojtjes ushtarake, ku do të ketë zhvillime të reja. 
Në qershor Kryeministri Rama do të jetë sërish në ShBA për të marrë presidencën e Këshillit të Sigurimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›