Takimi me Ramën, Blinken: Mezi presim bashkëpunimin në 100 vitet e ardhshme
Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Departamentin Amerikan të Shtetit të martën dhe takimi me Sekretarin Antony Blinken është përcjellë me interes nga ky i fundit. “I kënaqur që prita kryeministrin shqiptar, Edi Rama dhe të festojmē 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipēri-SHBA. Mezi presim 100 vitet e ardhshme”, shkruan në Twitter zoti Blinken.
Gjatë takimit të dy palët deklaruan thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.