Kriza. Samiti i 23 tetorit jo zgjidhje finale

Samiti i 23 tetorit nuk do të jetë i mjaftueshëm për të vendosur piketat përfundimtare për daljen nga kriza e borxheve të eurozonës, edhe pse më herët Franca dhe Gjermania kishin premtuar të paraqisnin një plan përfundimtar në këtë takim të liderëve të Bashkimit Europian.
Këta të fundit do të mbajnë një tjetër takim, brenda së mërkurës së javës së ardhshme, pasi nuk pritet të jenë në gjendje të merren vesh për planin e shpëtimit në samitin e së dielës. Presidenti francez Nikolas Sarkozi tha se më 23 tetor do të diskutohen të gjitha aspektet e strategjisë së daljes nga kriza, ndëra vetë miratimi i strategjisë do të kërkojë takimin e radhës.
Drejtuesit europianë duhet të bien dakord për një paketë të re ndihme për Greqinë, rikapitalizimin e bankave dhe një fond më të fuqishëm shpëtimi. Sarkozi apeloi gjithashtu për bisedime urgjente për sektorin privat.
Juli Prifti