Kriza, Shqipëria nuk humb besimin, vlerësohet si në 2007
Fabiola Çela
Shqipëria është e aftë të marrë kredi në tregjet ndërkombëtare. Në një kohë kur shumë vende janë përfshirë nga kriza ndërkombëtare, situata financiare në vend paraqitet e qëndrueshme. Ky është vlerësimi i bërë nga Agjencia e Vlerësimit Moody’s. Por përveç anëve pozitive, agjencia e vlerësimit ka pikasur edhe pikat e dobëta të ekonomisë si rënia e remintancave dhe e eksporteve, çka sipas ekspertëve ndërkombëtarë duhet të jenë në qendër të vëmendjes së qeverisë.
Vlerësimi
Agjencia e Vlerësimit (rating agjency) Moody’s (Neë York, USA) një ndër 3 agjencitë më prestigjioze në vlerësimin e korporatave dhe vendeve) ka vlerësuar së fundmi me B1 vendin tonë me opinionin (stable outlook). Edhe pse në kushtet e përkeqësimit të tregjeve financiare globale, krizës që ka përfshirë pothuajse të gjithë botën, vendi ynë ruan dhe konsolidon një vlerësim të qëndrueshëm. Vlerësimi i dhënë nga Moody’s është një dëshmi e institucioneve ndërkombëtare të specializuara për të vlerësuar besueshmërinë dhe efektshmërinë në qeverisjen e vendit, si dhe është gjykimi më i qartë e i paanshëm i modelit pro reforme, pro biznes dhe pro integrim evropian në politikat ekonomike të ndjekura. Ky është një vlerësim konstant në krahasim me vlerësimin e parë në qershor 2007. Agjencia ka vlerësuar se niveli i inflacionit është më i ulët se në çdo tjetër në tranzicion. Tepër pozitive është vlerësuar edhe privatizimi i OSSH-së, si dhe forcimi i kontrollit në sektorin bankar. Por përveç këtyre anëve pozitive, ndërkombëtarët kanë evidentuar edhe pikat e dobëta. Kështu ata i kanë rekomanduar qeverisë që t’i kushtojnë më shumë vëmendje uljes së remintancave, si dhe asaj të eksporteve.
Kush është “Moody’s
Korporata “Moody’s” është kompania aksionere për “Moody’s Investors Service” (shërbimet investitore të Mooby’s), të cilat kryejnë studime dhe analiza financiare për burimet qeveritare. Kompania gjithashtu radhit vlerën e kreditit të huamarrësve, duke përdorur një shkallë të standardizuar vlerësimi. Kompania ka 40 për qind aksione në tregun e vlerësimit të kredive në botë.
“Moody’s” u themelua në vitin 1909 nga John Moody. Aksionerët e lartë të institucioneve janë “Berkshire Hathaëay” dhe “Davis Selected Advisers”.
Vlerësimi i “Moody’s
Përmirësimet
1. Performanca e mirë e ekonomisë me rritje të qëndrueshme të PBB-së për vitet e fundit
2. Niveli i ulët i inflacionit brenda objektivit 2-4% dhe që është më i ulët se çdo vend tjetër në tranzicion
3. Masat ligjore fiskale me orientim pro biznes dhe drejt uljes së taksave vazhdojnë të mbështesin rritjen ekonomike, si dhe reformat pro BE ofrojnë incentiva për investimet e huaja.
4. Në një fare mënyrë ambienti shqiptar ekonomik ka pasur një lloj mbrojtje nga kriza botërore, për arsye të mungesës së sofistikimit të sektorit financiar.
5. Përpjekjet që po bëhen në kuadrin e integrimit evropian përbëjnë një bosht orientues të politikave të zhvillimit ekonomik duke përafruar legjislacioni, institucionet, etj
6. Investimet publike në tërësi, ai i rrjetit infrastrukturor në veçanti, e sidomos i kushtohet vëmendje e posaçme aksit rrugor Rrëshen – Kalimash, si një investim për të gjithë rajonin Kosovë - Shqipëri dhe më i madhi i ndërmarrë ndonjëherë nga shteti shqiptar.
7. Përmirësimi i situatës energjetike në vend nëpërmjet menaxhimit më të mirë si dhe situatës hidrike të favorshme. Gjithashtu këtu theksohet edhe privatizimi i segmentit të shpërndarjes së KESH - it si një sukses për të rritur eficencën në këtë sektor, si dhe investimet e mëtejshme në energjetikë. Kjo vihet në dukje si sukses në kushtet kur tregjet ndërkombëtare të kapitaleve kanë përjetuar situata jo të favorshme.
8. Është forcuar supervizioni në sektorin bankar e financiar nga Banka e Shqipërisë.
Pikat e dobëta
1. Ulja e remintancave dhe përmirësimi deficitit të llogarisë korente
2. Forcimi i institucioneve dhe rritja e parashikueshmërisë së politikave që ndiqen
3. Zgjerimi i bazës së eksporteve dhe ulja e riskut të bilancit të pagesave.