Durrës, nis Java Europiane
DURRëS- Java Europiane që starton sot dhe përfundon në datën 9 Maj ka nisur në Durrës me seminarin “Dialogu interkulturor parim bazë i qytetarisë demokratike dhe integrimit europian”. Aktiviteti organizohen nga Qarku i Durrësit nën moton “Durrësi Rajon Europian”.
Të ftuar në seminarin që u zhvillua në hotel Adriatik, kanë qënë përvec, Kryebashkiakut Dako dhe prefektit të qytetit Alizoti dhe krerë të tjerë të lokaliteteve të Rajonit dhe përfaqësues të botës akademike që kanë folur rreth Europës, këtij habitati vlerash ku Shqipëria synon të Përfshihet. Kjo është hera e parë që Durrësi i dedikon një seri eventesh Europës në javën ku kujtohet krijimi i Bashkimit Europian. Java gjithashtu synon dhe njohjen e hapësirës europiane mes institucioneve të saj, që nga krijimi e deri në evoluimin që ajo ka pasur në ditët e sotme.
(m.a/BalkanWeb)