E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, Zapatero: Të dhëna jo reale për Spanjën



Kryeministri spanjoll, Jose Luis Zapatero ka përgënjeshtruar që vendi i tij është në prag krize si Greqia. “Mbi Spanjën janë thënë shumë gjëra që janë fryt i spekulimeve dhe jo i të dhënave reale”,- është shprehur ai. “Informacionet e gabuara kanë një efekt të menjëhershëm mbi tregjet, por ajo që ka rëndësi janë të dhënat reale që na thonë se kemi aftësi paguese për borxhin tonë”,- shtoi kryeministri spanjoll.

Kriza greke fundos bursat europiane

Bursat evropiane janë fundosur për shkak të frikës se ndihmat në mbërritje për të shpëtuar Greqinë nuk janë të mjaftueshme. Athina ka humbur 6 për qind, por po shkon keq edhe për Madridin me -4 për qind. Shkak është frika e tregjeve, pasi edhe Spanja pritet që në një kohë shumë të shkurtër të ketë nevojë për likuiditet për një situatë ekonomike dhe financiare gjithnjë e më të vështirë. Ndërkohë bankat kryesore gjermane kanë bërë të ditur se do të merrnin pjesë në shpëtimin e Greqisë, me një kontribut vullnetar duke mbajtur hapur linjat e veta të kreditit.

5 Maj 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›