Ulen çmimet e fruta-perimeve të stinës
Çmimet e frutave dhe të perimeve në vend kanë shënuar një ulje të ndjeshme këtë fillim muaji. Shkaku kryesor i rënies së çmimeve është futja në treg e prodhimeve të vendit. Këtë fakt e konfirmojnë si tregtarët ashtu edhe blerësit në tregjet e kryeqytetit. Por edhe pse prodhimi vendas ka ulur çmimet, për shumë qytetare blerja e këtyre produkteve kushton shtrenjtë për shkak të buxheteve të ulëta familjare. Mjaft prej perimeve si domatja, specat, dhe trangujt, kanë pësuar një ulje të çmimeve me rreth 20 për qind. Ulje kanë pasur edhe çmimet e frutave si mollët dhe portokajt.
5 Maj 2010