“Policia vrau pa shkak shqiptaren”
• Me lot në sy, bashkëshorti i moshuar dhe tre fëmijët e mitur nga 5 deri në 11 vjeç, përcollën për në banesën e fundit gruan shqiptare të vrarë nga një polic amerikan.NEVADA/ SHBA Dëshira Selimaj, 42 vjeçe, është varrosur më 29 shkurt në SHBA pasi hetuesit përfunduan ekspertizat dhe ekzaminimet e nevojshme pas ekzekutimit të viktimës me armë zjarri nga polici amerikan Luke Morrison, 23 vjeç. Në funeralin e 42-vjeçares nga Shqipëria ishte i pranishëm bashkëshorti i saj Zyber Selimaj, 65 vjeç dhe tre fëmijët e mitur, të gjithë dëshmitarë të skenës së vrasjes që ndodhi më 12 shkurt 2008 në një rrugë të qytezës Handerson, në shtetin e Nevadës në SHBA. Ashtu si ngjarja e vrasjes së gruas shqiptare edhe përcjellja e saj për në banesën e fundit ka tërhequr vëmendjen e komunitetit në qytezën Handerson. Dëshmitarë të pranishëm në momentin e ekzekutimit të shqiptares vazhdojnë t’i shkruajnë autoriteteve duke pohuar se policia kishte vrarë pa shkak 42-vjeçaren Dëshira Selimaj. Dëshmitarët mohojnë që gruaja të ketë kryer ndonjë tentativë për agresion apo kundërshtim ndaj punonjësve të policisë para se të qëllohej me pistoletë në zemër duke gjetur vdekjen e menjëhershme në sy të tre fëmijëve dhe bashkëshortit. HetimiNjë hetim i brendshëm ka filluar ndaj policisë pas akuzave të bashkëshortit të viktimës dhe dëshmitarëve të ngjarjes, se oficeri 23-vjeçar kishte qëlluar pa shkak mbi gruan shqiptare. Pjesë e këtij hetimi është edhe një fotografi e administruar në dosjen penale të ngjarjes. Bëhet fjalë për një filmim nga lart të zonës ku u vra gruaja shqiptare. Fotografia e bërë publike në media tregon qartë makinën e bashkëshortit të viktimës, pozicionin ku po mbaheshin Zyber Selimaj dhe fëmijët si dhe momentin e vrasjes së gruas shqiptare. Ajo kishte mbërritur me makinë në vendin ku u vra, për të ndihmuar bashkëshortin e saj të cilin e kishte ndaluar policia dhe e kishte gjobitur sepse nuk kishte ndaluar në mënyrë të plotë makinën, para një tabele me mbishkrimin STOP. Bashkëshorti i saj nuk po arrinte të kuptohej me policët për t’u thënë se nuk kishte para të paguante gjobën 650 dollarë kur telefonoi gruan dhe i kërkoi ndihmë. Ajo mbërriti me makinë në vendin e ngjarjes, por kur pa të shoqin që po qante, sipas policisë mori një thikë dhe tentoi të vriste veten dhe fëmijët. Në këtë moment janë afruar oficerët, të cilët kanë larguar fëmijët duke i çuar tek babai në trotuar. Policia pretendon se në këtë moment gruaja ka tentuar të sulmonte ndaj tyre, por fotografia e vendit të ngjarjes dhe dëshmitarët thonë se kur u qëllua me një plumb në zemër, 42-vjeçarja shqiptare kishte rënë në gjunjë dhe lëvizte duart në ajër sikur kërkonte ndihmë. 20 ditemë parë në një qytezë të shtetit të Nevadës në SHBA, është vrarë me armë zjarri nga një oficer i policisë, gruaja 42-vjeçare nga Shqipëria Dëshira SelimajPOLICIAPolicia e Nevadës në variantin e parë të ngjarjes ka pretenduar se kishin qenë oficerët ata që kishin lajmëruar gruan të shkonte në vendin e ngjarjes. Më pas departamenti i policisë pranoi se viktima ishte telefonuar nga bashkëshorti i saj. Në versionin e parë të dhënë nga policia për këtë ngjarje, gjithashtu pretendohej se viktima me një thikë në dorë tentoi të vriste fëmijët dhe është përpjekur të qëllojë edhe efektivat e policisë. Një version i tillë i ngjarjes është hedhur poshtë nga dëshmitarë okularë. Ndihma financiareBashkëshorti i Dëshira Selimajt, i cili punonte me një makinë të përshtatur si dyqan i lëvizshëm akulloresh, humbi punën pas vrasjes së gruas. Ai është ndihmuar financiarisht nga shumë qytetarë amerikanë dhe emigrantë shqiptarë, pasi gjendet në vështirësi financiare.