Kriza dhe rritja e ekonomisë evropiane
Michael Deppler
Shumica e ekonomive të vendeve në zhvillim të Europës kanë patur një ritëm të lartë rritjeje në vitet e fundit, madje disa prej tyre kanë arritur ritme që mbeten prapa vetëm ndaj atyre të vendeve në zhvillim të Azisë. Kjo konvergjencë e shpejtë me pjesën tjetër të Europës është stimuluar pjesërisht nga flukset hyrëse të kapitaleve dhe nga kushtet jashtëzakonisht të mira financiare. Megjithatë, tani rritja e turbulencave financiare globale dhe dobësimi i rritjes ekonomike, po hedhin ...dyshime nëse ritmi i konvergjencës është i qëndrueshëm. FMN-ja, në botimin e prillit 2008 “Parashikimi Ekonomik Rajonal” i diskuton këto rreziqe dhe rekomandon politika për t’i adresuar ato dhe siguron që Europa në zhvillim është e përgatitur për kohërat më të vështira që po vijnë.
Në këndvështrimin e FMN-së, rritja e shpejtë ekonomike e Europës në zhvillim është e mbështetur në baza të forta—përmirësime në produktivitet dhe rritje në stokun e kapitalit. Konvergjenca me standardet e jetesës të pjesës tjetër të Europës, pritet pra të vazhdojë në të gjithë rajonin. Por, përdorimi i lartë i burimeve dhe rreziqet e jashtme në rritje, nënkuptojnë një ritëm më të ngadalësuar. Vlerësimet sugjerojnë se shumë vende mund të përballojnë norma vjetore rritjjee që sillen rreth vlerave 4-6 për qind. Këto norma janë përsëri në përputhje me një konvergjencë të shpejtë, por mjaft nën normat prej 10 për qind të vërejtura ra në vitet e fundit.
Çekuilibrat e lartë në sektorin e jashtëm mund të parathonë oshilacione në të ardhmen, me rrezikun që në disa vende kjo të jetë më e vështirë. Është e vërtetë që deficitet e larta aktuale të bilancit të pagesave janë tipare të pritshme të konvergjencës në një rajon të integruar dhe se niveli i lartë i investimeve direkte në rajon është inkurajues. Por analiza e FMN-së sugjeron se shumë defiçite të llogarive korrente, sidomos në Balltik dhe në vendet e Europës Juglindore, janë tashmë mbi nivelet e justifikueshme nga supozimet bazë. Në këto raste ka rrezik të axhustimeve të papritura: nivelet e larta të borxhit të jashtëm janë të ndjeshme ndaj lëvizjeve në kursin e këmbimit dhe të normave të interesit, luhatjes së rritjes ekonomike, si dhe ndryshimeve në interesin e investitorëve për tregjet në zhvillim.
Deri më tani rajoni ka qenë rezistent nga turbulencat financiare globale, por kjo nuk duhet të çojë në vetëkënaqje: rritja botërore parashikohet të ngadalësohet dhe rreziku i përhapjes është i madh. Trazirat financiare kanë filluar të ndikojnë koston dhe gjetjen e financimeve. Diferencat e interesave midis obligacioneve shtetërore dhe private po rriten, flukset afatshkurtra të kapitalit ndërmjet vendeve janë duke u pakësuar dhe rritja e kreditimit po ngadalësohet në disa vende. Shkurt, sistemet financiare të Europës janë akoma duke u testuar dhe një tkurrje më e fortë e kreditimit është një mundësi e qartë. Së bashku me ngadalësimin e sektorit të eksporteve, kjo mund të çojë në një pakësim të flukseve hyrëse të kapitalit të bankave të huaja në drejtim të Europës në zhvillim. Ajo që aktualisht është një ngadalësim i moderuar, mund të kthehet shpejt në një ulje me tronditje.
Megjithëse vendet ndryshojnë në atë se sa të prekshme janë, politika më të shtrënguara makroekonomike dhe financiare do të jenë thelbësore në shumicën e vendeve për të adresuar çekuilibrat dhe për të siguruar një ulje sa më të butë. Politikat fiskale duhet të marrin një rol më aktiv në menaxhimin e kërkesës së brendshme, sidomos në ato vende me kurs fiks këmbimi që nuk kanë mundësinë të shtrëngojnë politikat monetare. Masat për të forcuar sektorin financiar — përfshirë këtu klasifikimin me nivel më të lartë risku për kreditë në valutë për klientët e pambuluar dhe vendosjen e limiteve për raportet e borxhit dhe shërbimit të borxhit me të ardhurat — do të krijojnë amortizatorë për të ndihmuar ekonomitë të përballojnë goditjet.
Përtej nevojave më imediate për të axhustuar politikat ndaj ngadalësimit të rritjes ekonomike në botë dhe të tregjeve financiare më kërkuese, forca afatgjatë e rajonit do të përcaktohet nga progresi në reformat strukturore. Të tilla reforma do të mundësojnë që ata që janë të prapambetur të kapin të tjerët dhe ata që kanë patur rritje të shpejtë, por me çekuilibra të mëdha, të ngushtojnë deficitet korrente aktuale dhe të ndërtojnë kapacitete për të shlyer borxhin e jashtëm. Reformat që do të reduktojnë rolin e shtetit në ekonomi dhe do të përmirësojnë klimën e biznesit, do të rrisin mundësitë e rajonit për të përballuar goditjet. Forcimi i besimit të investitorëve do të ndihmojë gjithashtu për të mbajtur norma të larta rritje ekonomike.
*Drejtor i Departamentit
Europian të FMN-së