Shqipëri-Mali i Zi, nisin punimet në Murriqan
Inaugurohet fillimi i punimeve për ndërtimin e pikës së kalimit kufitar të përbashkët Shqipëri-Mali i Zi, Murriqan-Sukobinë.
Të pranishëm në një ceremoni të tillë ishin Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe ambasadori i BE-së, Helmuth Lohan. Diplomati i KE-së tha në fjalën e tij se, Shqipëria dhe Mali i Zi kanë potenciale për të përshpejtuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit të mundshëm në BE, pasi të kenë vazhduar në rrugën e reformave dhe pajtimit, si dhe duke plotësuar kushtet e nevojshme. Nga ana e tij, Kryeministri ftoi edhe Republikën e Maqedonisë dhe atë të Kosovës që të ndjekin këtë shembull, në të gjitha pikat e kalimit kufitar, pasi vetëm në këtë mënyrë ato do të jenë më të sigurta. Ndërsa, Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, theksoi se: "Ne nuk po e realizojmë këtë pikë kufitare për t'u pëlqyer nga Evropa dhe Ndërkombëtarët, por për të treguar se, fqinjësia e mirë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi, ekziston prej kohësh".