Topi: Në Zagreb i rashë nga Mynihu për në Tiranë
Vizita e Presidentit të Kroacisë, Stipe Mesiç në Shqipëri duket se, ka shërbyer për të propozuar vendosjen e një linje ajrore mes Shqipërisë dhe Kroacisë.
Duke folur në forumin ekonomik të biznesmenëve shqiptarë dhe kroatë, Presidenti Topi ka sjellë edhe një shembull për domosdoshmërinë e vendosjes së kësaj linje. "U diktua nevoja e vendosjes së një ure tjetër komunikimi, të asaj pjese të domosdoshme të komunikimit që sot e ka gjithë bota, të komunikimit ajror, ku midis Shqipërisë dhe Kroacisë apo anasjelltas, të ketë një urë komunikimi të shpejtë, ku nga Zagrebi në Tiranë të vihet për 45 minuta. Dhe si me shaka i thashë Presidentit Mesiç kur u takuam, duke e falënderuar për mikpritjen në Zagreb, i thashë që për të ardhur në Tiranë, kemi shkuar në Mynih", u shpreh kreu i shtetit Topi. Një tjetër çështje e diskutuar në takimet e dy presidentëve ishte ajo e liberalizimit të vizave. Presidenti Topi tha se: "I kërkova zotit President që të influencojë që, nga regjimi i liberalizuar ne të kalojmë në një regjim tjetër të vizave. Është një terminologji regjimi i vizave, çfarë do të thotë pa viza, në mënyrë që të gjithë qytetarët të kenë mundësi të lëvizin në dy vende që janë tradicionalisht miq, por që sot janë më pranë se kurrë në familjen euroatlantike". Ndërsa Mesiç theksoi se: "Deri në vitin 2000 kemi pasur një regjim të rreptë vizash, i cili faktikisht e ka destimuluar qarkullimin e njerëzve dhe të mallrave. Ky regjim vizash ka destimuluar edhe shkëmbimin e mallrave mes dy vendeve. Dhe vetëm njerëzit, të cilët e njohin mirë njëri-tjetrin kanë mundësi që të punojnë mirë me njëri-tjetrin".