E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjinushi: Presidenti i ri, një ogiç i kryeministrit

Kreu socialdemokrat u shpreh kundër paketës së propozuar për ndryshimet kushtetuese. Gjinushi fajësoi qeverinë për krizën në të cilën po kalon dhe kërkon që atë t'ia imponojë Parlamentit.

"Qeveria e paaftë e kërkon të verë nën diktat Parlamentin dhe deputetët e saj. Sot nuk është kohë ta votohet presidenti dhe të zgjidhet kriza, pasi kriza është në qeveri. Berisha nuk bashkëjeton dot me asnjë president. Qëllimi i paketës është pastrimi i partisë nga mbështetësit e presidentit. Ky është qëllimi për të zgjedhur presidentin me 71 vota. 3/5 e votave detyron Parlamentin të gjejë një president konsensual dhe jo një ogiç të kryeministrit", tha Gjinushi. Sipas tij, me ndryshimet kushtetuese po synohet që kryeministri të bëhet i paprekshëm nga mocionet e mosbesimit, për shkak të presioneve që u bëhen deputetëve të maxhorancës. "Nëse nuk na pëlqen një kryeministër që vret me Gërdecet ai nuk duhet të hiqet se ndryshe na çon në zgjedhje. Për të gjitha këto ne jemi kundër kësaj pakete. Ndani sistemin zgjedhor nga paketa kushtetuese. Kuvendi i ri i 2009 ka tërë kohën të bëjë ndryshimet kushtetuese. Tani ne duhet të miratojmë ndryshimet për reformën zgjedhore", u shpreh Gjinushi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›