E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjobë 116 zyrtarëve, në listë dhe 2 deputetë

Inspektorati gjobit 116 zyrtarë dhe paralajmëron 96 të tjerë për shkelje të ligjit.

BLEDAR HOTI

 Data 15 prill ka përkuar me përfundimin e afatit ligjor për depozitimin e deklaratave të pasurive të 3847 zyrtarëve në shkallë vendi. Por, jo të gjithë zyrtarët e kanë realizuar këtë detyrim ligjor. Inspektorati i Lartë i Deklarimit të Pasurive publikon emrat e zyrtarëve, të cilët nuk kanë paraqitur në kohë deklaratën e pasurisë. Në listën e personave që nuk kanë paraqitur emrat e zyrtarëve janë edhe dy deputetët e Kuvendit, Hajrulla Paturri i PR-së dhe Ndriçim Babasi i PD-së. Zëdhënësi i këtij institucioni, Albi Serani në konferencën e djeshme për shtyp deklaroi se: “Pas shqyrtimit të listave të mbërritura nga institucionet, për zyrtarët që mbartin detyrim për deklarim periodik/vjetor, rezulton se, për periudhën 1 janar-31 dhjetor 2007, numri i subjekteve që duhet të dorëzojnë dokumentin e deklaratën e interesave private periodike/vjetore është 3780 zyrtarë”. Nga rakordimet e kryera me shkresat zyrtare të dërguara prej vetë institucioneve, rezulton se, deri ditën e fundit të afatit, 16 prill 2008, nuk gjenden të dorëzuara në ILDKP deklaratat e 96 zyrtarëve të niveleve të ndryshme të administratës. “Nëse zyrtarët, emrat e të cilëve gjenden në listën bashkëngjitur, kanë prova, dokument zyrtar që të provojnë se mos paraqitja e deklarimit brenda afatit ligjor ka ndodhur për shkaqe të justifikuara me ligj, t’i ofrojnë në ILDKP”, deklaroi Serani. Në të kundërt, sipas tij, ndaj tyre do të zbatohen sanksionet e parashikuara në nenin 44, pika 3 të ligjit mbi “Konfliktin e interesave”. Në bazë të këtij neni: “Për mos deklarim periodik në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari.... që mbart detyrimin për deklarim, dënohet me gjobë nga 20 000 (njëzet mijë) lekë deri në 30000 (tridhjetë mijë) lekë”. Ndërsa janë gjobitur dhe 116 zyrtarë që kanë marrë për herë të parë detyrën ose që janë rikthyer në administratën shtetërore pas më shumë se një viti të larguar. Arsyeja e gjobitjes, pasi nuk kanë respektuar afatin 30 ditor të dorëzimit të deklaratës së interesave private “Para fillimit të detyrës”. Në bazë të nenit 4 të ligjit nr. 9049, dt.10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, të Detyrimeve Financiare së të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë”, subjektet deklarues, që nisin me Presidentin e Republikës e deri te nëpunësit e administratës tatimore dhe doganore, duhet të deklarojnë brenda datës 31 mars të çdo viti, gjendjen e interesave private deri më 31 dhjetor të vitit paraardhës të pasurive, burimet e krijimit të tyre, si dhe të detyrimeve financiare.

Kërkesat e sindikalistëve

Institucioni        Emri        Mbiemri

A.M.Financiar        Saimir        Sallaku
Avokatura e Shtetit    Lorana        Kasapi
D.P. Doganave    Nebi        Ganellari
D.P. Doganave    Zamir        Gruda
D.P. Doganave    Valentin        Miri
D.P. Doganave    Sadetin        Bishanaku
D.P. Doganave    Përparim    Tollia
D.P. Doganave    Nikolin        Radovani
D.P. Doganave    Arben        Ndoi
D.P. Doganave    Manfred        Shepa
D.P. Doganave    Irena        Prifti 
D.P. Doganave    Agron        Vlashi
D.P. Doganave    Agron        Spaho
D.P. Doganave    Mimoza        Shema
D.P. Doganave    Gjonarin    Lulati
D.P. Doganave    Meranda    Ibro
D.P. Doganave    Lorenc        Rexho
D.P. Doganave    Irma        Gjançi
D.P. Doganave    Elida    Shameti(Kafazi)
D.P. Doganave    Rajmonda    Civici
D.P. Doganave    Albana        Gilani
D.P. Doganave    Merita        Toska
D.P. Doganave    Gëzim        Sterkeshi
D.P. Doganave    Skerdi        Ramaj
D.P. Doganave    Abaz        Elezi
D.P. Doganave    Robert        Kosta
D.P. Doganave    Fatbardh    Neziri
D.P. Doganave    Liljana        Rruli
D.P. Doganave    Ismet        Mertinaj
D.P. Doganave    Resmi        Fejzo
D.P. Doganave    Fatbardha    Dervishi
D.P. Doganave    Ndue        Guri
D.P. Doganave    Mynyr        Hanaj
D.P. Doganave    Vasiliqi        Labovitiadhi
D.P. Doganave    Vitori        Ngjelo
D.P. Doganave    Dritan        Çekani
D.P. Doganave    Alban        Dalani
D.P. Doganave    Ilir        Mujali
D.P. Doganave    Besnik        Limaj
D.P. Doganave    Janaq        Rajdho
D.P. Tatimeve        Anila        Vaso
D.P. Tatimeve        Afërdita        Kosova
D.P. Tatimeve        Mehmet        Guga
D.P. Tatimeve        Raela        Duro
D.P. Tatimeve        Fatmir        Kafeja
D.P. Tatimeve        Enri        Koxhja
D.P. Tatimeve        Anisa        Pali
D.P. Tatimeve        Rezart        Shehu
D.P. Tatimeve        Fatmir        Shala
D.P. Tatimeve        Shpresa        Ahmetaj
D.P. Tatimeve        Pirro        Kice
D.P. Tatimeve        Elvira        Salati
D.P. Tatimeve        Asqeri        Tahiraj
D.P. Tatimeve        Pranvera    Elezi
D.P. Tatimeve        Klodian        Vasia
D.P. Tatimeve        Dritan        Kokoshi
D.P. Tatimeve        Nikoll        Kalaj
D.P. Tatimeve        Krenar        Mici
D.P. Tatimeve        Rudina        Kukuqani
D.P. Tatimeve        Ardian        Shahini
D.P. Tatimeve        Aristotel    Janku
D.P. Tatimeve        Dafina        Magjistari
D.P. Tatimeve        Vitori        Dhoska
D.P. Tatimeve        Kastriot        Karabina
D.P. Tatimeve        Sashenka    Ura
D.P. Tatimeve        Niko        Ballço
D.P. Tatimeve        Osman        Demirxhiu
D.P. Tatimeve        Koço        Qirjaqi
D.P. Tatimeve        Çesk        Ingrizi
D.P. Tatimeve        Sejrije        Godelli
D.P. Tatimeve        Valbona        Ruçi
D.P. Tatimeve        Eduart  Dhimitri (Qarri)
D.P. Tatimeve        Ornela        Çani
D.P. Tatimeve        Arben        Aliu
D.P. Tatimeve        Entela        Zekaj
Gjykata Rrethit    Artan         Hajredinaj
Ministria e Drejtësisë    Evelina        Bekteshi
Ministria e Drejtësisë    Nexhat        Hajdari
Ministria e Drejtësisë    Plator        Bilibashi
Ministria e Integrimit    Ilir        Shqina
Ministria e Mbrojtjes    Maksim        Malaj
Ministria e Mbrojtjes    Frederik    Beltoja
M.P.P.T.T.        Brikena        Tare
M.P.P.T.T.        Sermet        Bega
M.P.P.T.T.        Iglon        Peçi
MTKRS        Gentian        Çoçoli
Ujësjellës-Kanaliz.sh.a.    Leonard        Gogu
Ujësjellës-Kanaliz sh.a.    Qesko        Çakalli
Ministria e Drejtësisë    Hekuran        Skuqi
Ministria e Drejtësisë    Flamur        Kapllani
Ministria e Drejtësisë    Eda        Noçka
Posta Sh.a.        Afrim        Haxhia
Ministria Integrimit    Ilir        Shqina
D.P. Policise Shtetit    Elvis        Kalamishi
Keshilli  Larte Drejt.    Lazer         Sallaku
D.P.Tatimeve        Lorenc        Zenelaku
D.P.Tatimeve        Mentor        Kallçishta
D.P.Tatimeve        Dritan        Selishta
D.P.Tatimeve        Ardi         Fida
D.P.Tatimeve        Shpetim        Guxholli
D.P.Tatimeve        Hilmi         Ramaj
D.P.Tatimeve        Koço        Qirjaqi
D.P.Tatimeve        Dritan        Kokoshi
D.P.Tatimeve        Shpresa        Ahmetaj
D.P.Tatimeve        Julvit        Shazivari
D.P.Tatimeve        Refan        Mali
D.P.Tatimeve        Vasilika        Pambuku
D.P.Tatimeve        Sokol        Muço
D.P.Tatimeve        Fatmir        Kafeja
D.P.Tatimeve        Josif        Proda
D.P.Tatimeve        Mimoza        Dedaj
D.P.Tatimeve        Gjeraqina    Çela
D.P.Doganave        Dashamir    Sadikaj
D.P.Doganave        Zamir        Gruda
D.P.Doganave        Nikolin        Radovani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›