Parullat antishqiptare, në polici shtatë të rinj
Policia e Sarandës shoqëron në komisariat shtatë persona, për të hedhur...
SARANDE/ SHPRESA DINE
... dritë mbi autorët e shënimit të parullave antishqiptare, në muret e gjimnazit. Ata janë të moshës 18-20 vjeç, por ndonëse janë marrë në pyetje, menjëherë pas zbulimit të shprehjeve, nuk u identifikuan zyrtarisht si autorët. Pas marrjes së shenjave ata janë lënë të lirë, për t’ia lënë përgjigjen ekspertëve të policisë shkencore. Hetimet janë shtrirë dhe te grupi i personave që dogjën flamurin grek mesditën e së dielës, por dhe ata janë shprehur se nuk dinin asgjë për parullat, duke mbështetur variantin e parë se protesta ka qenë spontane. Ndërsa hetimet vazhdojnë, gazeta ka siguruar dhe fotografitë mbi parullat në mur, të cilat u mbuluan me shpejtësi nga ana e policisë duke u lyer me gëlqere. I pari që ka bërë zbulimin e thirrjeve antishqiptare dhe që ka lajmëruar policinë ka qenë drejtori i shkollës së mesme të profilizuar “Hasan Tahsini” në Sarandë, Apostol Nika. Në lidhje me parullat antikombëtare ai shprehet: “I zbulova rastësisht. Kisha lënë detyrë që të priteshin barishtet prapa shkollës dhe dola në dritare për të parë nëse kishte mbaruar puna. Atëherë pashë parullat e shkruara me spry ngjyrë të zezë në muret e shkollës. Nuk ngurrova dhe menjëherë njoftova policinë, forcat e së cilës u gjendën menjëherë në vendngjarje. U njoftua gjithashtu edhe Drejtoria Arsimore e Rrethit, e cila njoftoi më pas Ministrinë e Arsimit”.
Tepër të habitur janë ndjerë ditën e djeshme nxënësit e shkollës së mesme “Hasan Tahsini” të Sarandës, për çfarë kishte ndodhur në ambientet e gjimnazit të tyre. “Ne nuk dinim asgjë, madje e kemi marrë vesh nga shokët tanë që kanë ndjekur gazetat në mëngjes, - shprehen disa prej tyre. - Më vonë kureshtja na shtyu të shkonim pas shkollës e të shihnim. Aty pamë që shkrimet ishin shuar me gëlqere, e megjithatë ende kishte gjurmë të parullave. Eshtë e pamundur që ato të jenë shkruar nga nxënës të shkollës sonë”. Çuditërisht poshtë shkrimeve me bojë të zezë kundër shqiptarëve, kishte të tjera me bojë ngjyrë blu, përmbajtja e të cilave ishte e kundërta me ato të shkruara me të spry të zi. Para se në mur të shënoheshin parulla “Vdekje Shqipërisë së madhe”, rezulton se aty ka qenë e shkruar parulla “Rroftë Shqipëria e madhe”. Të tjerat kanë vazhduar me shprehje provokuese, si: “Rroftë Greqia” apo “Fuck Albania”.
7 vetë
u shoqëruan në Komisariatin e Sarandës, pas zbulimit të parullave antishqiptare në muret e gjimnazit të qytetit, por ende nuk dihet autorësia
3 parulla
me shprehje antishqiptare janë zbuluar mesditën e së dielës, në muret e shkollës së mesme të Sarandës, për të cilat nisi menjëherë hetimi