E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e adoleshentit ne Durres. Pranga 16- vjecarit

Policia e Durrësit arreston adoleshentin që dyshohet se qëlloi për vdekje bashkëmoshatarin e tij në Shijak. Sipas informacionit që mbërrin nga blutë e këtij qarku, bëhet e ditur se është vënë në pranga 16- vjeçari me inicialet E.SH, të cilit iu gjet në zotërim edhe një thikë-biçak, me të cilët mund të ketë kryer krimin.

Sipas përshkrimit të policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen Pashabej të Shijakut, ku 16- vjeçari Doris Elezi është qëlluar disa herë me thikë, pas një grindjeje për motive banale nga bashkëmoshatari i tij.

Pavarësisht se është dërguar me shpejtësi për në spitalin e Durrësit, 16- vjeçari nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve dhe humbi jetën gjatë rrugës për në spital. Forcat e policisë u vunë në ndjekje të të dyshuarit për vrasjen dhe në orëve të para të mëngjesit të sotëm, arrestuan pranë Peqinit 16- vjeçarin që mendohet të ketë kryer vrasjen.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›