E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova e qëndrueshme ekonomikisht

Ministri i Ekonomisë dhe i Financave, Ahmet Shala, tha se Kosova është e aftë për të qëndruar në këmbët e veta, politikisht dhe ekonomikisht dhe këtë tashmë është duke e dëshmuar me një pjekuri mjaft të lartë.

Këto komente, ministri Shala i bëri gjatë një ligjëratë të mbajtur në Institutin e njohur Amerikan të Paqes.

Në ligjëratën e tij, ministri Shala ka renditur sukseset dhe sfidat e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë. Ai ka veçuar politikat makroekonomike të Kosovës si dhe efektet e krizës ekonomike në rajonin e Ballkanit.

Gjatë qëndrimit në Washington, ministri Shala ka takuar zv.sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën Qendrore dhe Jugore, Stuard Jones, sekretarin e Thesarit, Christopher Smart, si dhe drejtorin e Zyrës së Thesarit Amerikan për Evropë dhe Azi, Jeffrey Baker.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›