Ndoka përjashton Bushatin e Gurakuqin, Kongres më 8 maj
Me 100% të votave, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokristiane ka përjashtuar dje dy zv.ministrat Zef Bushati dhe Anton Gurakuqi, të cilët mbanin këto poste, falë marrëveshjes PD-PDK.
Në këtë mbledhje të thirrur nga kryetari i PDK-së, Nard Ndoka u vendos gjithashtu që të mbahet kongresi i kësaj force politike më 8 maj, për t’i dhënë edhe njëherë mundësi, siç e quajti Ndoka, mundësi të gjithë atyre që duan të bëjnë karrierë në PDK që të konkurrojnë. Ky kongres i demokristianëve mbahet vetëm dy ditë para kongresit të jashtëzakonshëm të paralajmëruar nga pjesa tjetër e PDK-së, e cila është prekur nga këto përjashtime. Në fjalën e tij, Ndoka nuk ka lënë pa akuzuar dy zv.ministrat e përjashtuar. “Ne u ndodhëm në një situatë të re të padëshiruar, kryetari i Grupit Parlamentar dhe njëri nga zëvendësministrat tanë përfaqësues në qeveri, regjistruan në gjykatë një parti tjetër politike konkurruese me PDK-në. Të njëjtin qëndrim dhe pikëpamje kam edhe për një koleg tonin, të cilit ne i besuam përfaqësimin në nivelin më të lartë të diplomacisë shqiptare”, tha Ndoka në fjalën e tij. Por i menjëhershëm ka qenë dje reagimi i sekretarit për marrëdhëniet me jashtë në PDK, Zef Bushati. Në një deklaratë për shtyp, ai akuzoi Ndokën se mblodhi në Këshillin Kombëtar gjithë drejtorët e spitaleve dhe punonjësit e Ministrisë së Shëndetësisë. “Nard Ndoka si Enveri “përjashton” nëpërmjet “Partisë së Drejtorëve të Emëruar” prej tij të përbërë nga një kontingjent i vogël i partive të Metës dhe Milos, çdo njeri që ka mendim ndryshe prej tij. Këshilli Kombëtar legjitim i PDK–së tashmë e ka marrë vendimin e thirrjes se Kongresit të Jashtëzakonshëm. Nard Ndoka është i pezulluar nga detyra e Kryetarit të Partisë. Çdo mbledhje e drejtuar prej tij nuk ka legjitimitet”, thuhet në deklaratën e Bushatit. Duke bërë një analizë të PDK-së që nga 3 qershori 2006 kur partinë e mori Ndoka, sipas Bushatit kjo forcë politike ka një zv.ministër të arrestuar, tre drejtorë të arrestuar, dy kryetarë të grupit parlamentar të shkarkuar, dy zv.ministra të shkarkuar, një zv.ministër për ndjekje penale (Gurakuqi), dy ish kryetarë të PDK-së të përjashtuar, 13 anëtarë të kryesisë të përjashtuar, 20 kryetarë të degëve të përjashtuar dhe 73 anëtarë të Këshillit Kombëtar të përjashtuar. a.sh