“Kriza e dekreteve, Presidenti t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese”
Konstitucionalisti Niazi Jaho flet për rrëzimin e dekreteve të Presidentit
Shaban Sulçe
Rrëzimi nga Kuvendi i dekreteve të Presidentit të Republikës për anëtarët e Gjykatës së Lartë ka shkaktuar një debat të madh politik, por edhe juridik. Maxhoranca ka pretenduar se presidenti duhej të konsultohej më parë me Kuvendin, por nuk kanë qenë të këtij mendimi konstitucionalistë dhe juristë të shumtë, të cilët e kanë konsideruar këtë gjë jo të domosdoshme. Midis tyre është edhe konstitucionalisti Niazi Jaho, i cili në një intervistë për gazetën “Albania” thekson edhe një herë, duke iu referuar Kushtetutës, se presidenti nuk është i detyruar të konsultohet për dekretet e tij. Gjithsesi, pas rrëzimit të këtyre dekreteve, duke theksuar rëndësinë e mosbllokimit të Gjykatës së Lartë, Jaho thotë se duhen ndjekur dy rrugë për funksionimin normal të këtij institucioni. Sipas tij, palët, pra Presidenti dhe Kuvendi duhet të gjejnë rrugën e mirëkuptimit në frymën rigoroze të Kushtetutës. Ndërkohë që, sipas tij, varianti i dytë është edhe drejtimi i presidentit ose i 1/5 së deputetëve në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje.
Zoti Jaho, në datën 16 qershor 2008 Kuvendi rrëzoi 5 dekretet e presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Kjo solli mjaft reagime dhe midis tyre do të deshëm të dinim edhe mendimin tuaj.
Në aspektin ligjor dhe kushtetues, është në kompetencën e Kuvendit të japë ose jo pëlqimin për dekretin ose dekretet e Presidentit të Republikës, që emëron anëtarin ose anëtarët e Gjykatës së Lartë. Kjo kompetencë është sanksionuar në nenin 136, pika 1 e Kushtetutës, ku thuhet se: “Anëtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”. Por pavarësisht nga kjo, edhe njeriut të thjesht i bën përshtypje fakti se Kuvendi nuk dha pëlqimin për asnjë dekret të presidentit. Prandaj edhe reagimet janë më të ndjeshme duke filluar nga Presidenti i Republikës. Këto dekrete kaluan menjëherë në votim, sepse asnjë kryetar grupi parlamentar nuk kërkoi zhvillimin e debatit. Nëse do të ishte zhvilluar debat, ndoshta do të konkretizoheshin më mirë arsyet e mbështetjes apo kundërshtimit të çdo kandidature lidhur me kriteret ligjore dhe meritat e tyre. Në këto kushte na lejohet t’u referohemi disa deklaratave publike që u bënë të njohura fill mbas dërgimit të dekreteve në Kuvend dhe në mënyrë të veçantë në fazën kur ato iu dërguan komisionit për çështjet ligjore, administratës publike dhe të drejtave të njeriut, që sipas nenit 111, pika 6 e Rregullores të Kuvendit, ai duhet të shqyrtonte nëse kandidati plotësonte kriteret ligjore dhe të përgatiste raportin përkatës në seancën plenare.
Ato mund të përmblidhen si më poshtë: a) U tha se Presidenti i Republikës, para se t’i dërgonte Kuvendit dekretet përkatëse, nuk u konsultua me Kuvendin duke vepruar kështu në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të janarit 2005. b) U tha gjithashtu se Presidenti i Republikës nuk ka pasur parasysh nenin 4 të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”, ku thuhet se: “Gjyqtari i Gjykatës së Lartë emërohet nga Presidenti i Republikës, pasi është marrë më parë pëlqimi i Kuvendit”. c) Përsa i përket kandidatit Zamir Poda, u ngrit çështja se ai nuk duhej dekretuar sepse ka qenë më parë anëtar i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykatë e Lartë). Si rrjedhim, ai nuk mund të rizgjidhet në referim të nenit 136, pika 3 e Kushtetutës, ku thuhet se “Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi”.
Opozita është shprehur se arsyeja e vërtetë e refuzimit të dekreteve është jo vetëm kundërvënia ndaj presidentit, por sidomos synimi i maxhorancës për të diktuar edhe në veprimtarinë e Gjykatës së Lartë. Cili është mendimi juaj për këtë qëndrim?
Nuk preferoj të bëj komente të natyrës politike, apo të synimeve që mund të kenë kushtëzuar mosdhënien e pëlqimit për dekretet e Presidentit të Republikës. Më lejoni që në aspektin ligjor dhe kushtetues të trajtoj tri çështje që përmenda më lart. Por meqë për këto probleme jam prononcuar në shtyp edhe para seancës plenare të Kuvendit të datës 16 qershor 2008, po shpreh shkurtimisht mendimet e mëparshme. Së pari, neni 125, pika 1 dhe neni 136, pika 1 e Kushtetutës, ku përkatësisht bëhet fjalë për emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe anëtarit të Gjykatës së Lartë, nuk e detyrojnë Presidentin e Republikës që paraprakisht të konsultohet me Kuvendin dhe fill pas kësaj të dërgojë dekretet për të marrë pëlqimin.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese numër 2, datë 19.01.2005, nuk e detyron gjithashtu Presidentin e Republikës që para se të dekretojë emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, të konsultohet me Kuvendin. E shikoj të nevojshme të evidentoj faktin se Gjykata Kushtetuese, nëpërmjet vendimeve të saj, nuk krijon norma të reja juridike, kompetencë kjo e legjislativit. Ajo garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Në këtë vështrim, Gjykata Kushtetuese nuk ka ndryshuar përmbajtjen e neneve 125 dhe 136 të Kushtetutës, por ka bërë interpretimin e tyre në bazë të kërkesës me një objekt të caktuar. Në dispozitën e këtij vendimi theksohet se Kuvendi ka të drejtë të shqyrtojë jo vetëm përmbajtjen e kritereve formalo-ligjore, por edhe meritën e gjyqtarit të dekretuar.
Në këtë vendim, Gjykata Kushtetuese nuk ka interpretuar procedurën që duhet të ndjekë Presidenti i Republikës para se ai t’i dërgonte Kuvendit dekretin për emërimin e gjyqtarit, sepse presidenti zbaton Kushtetutën, ndërsa Kuvendi procedurën përkatëse që parashikohet në rregulloren e Kuvendit.
Por, pavarësisht nga kjo, kur flitet për pëlqim paraprak nga Kuvendi, natyrshëm bëhen pyetjet: Si duhet konceptuar ai? Në ç’mënyrë do të sigurohej ky pëlqim? A mund të konsiderohej “pëlqim i Kuvendit” në vështrim të neneve 125 dhe 136 të Kushtetutës fakti nëse Presidenti i Republikës do të shkëmbente të themi mendime për këtë çështje me kryetarin e Kuvendit, me kryetarët e grupeve më të mëdha parlamentare, apo me kryetarët e të gjitha grupeve parlamentare? A do të ishin këta që do të përfaqësonin dhe garantonin vullnetin e deputetëve, kur dihet se pëlqimi jepet nga Kuvendi me votën e fshehtë të çdo deputeti? etj. Së dyti, është e vërtetë se në nenin 4 të Ligjit nr. 8588, datë 13.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë” thuhet se: “Gjyqtari i Gjykatës së Lartë emërohet nga Presidenti i Republikës, pasi është marrë më parë pëlqimi i Kuvendit”, por është evident fakti se ky formulim nuk përputhet me nenin 136, pika 1 e Kushtetutës, ku pëlqimi i dekretit të presidentit nga Kuvendi nuk kushtohet me ndonjë konsultim paraprak të tij me Kuvendin, ndryshe do të duhej që edhe në nenin 136, pika 1 e Kushtetutës të përdorej shprehja “pasi është marrë më parë pëlqimi i Kuvendit”. Kushtetuta ka prioritet. Në këtë vështrim nuk mund të anashkalohet përmbajtja e nenit 136, pika 1 të Kushtetutës duke iu referuar kryesisht nenit 4 të Ligjit nr. 8588 që përmendëm më lart.
Në vazhdim të trajtimit të kësaj çështjeje, më lejoni t’i referohem edhe nenit 7, pika 1 të Ligjit nr. 8577, datë 10.02.200 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, ku thuhet se: “Gjykata Kushtetuese përbëhet nga 9 anëtarë, të cilët emërohen nga Presidenti i Republikës me pëlqimin e Kuvendit”. Përmbajtja e kësaj dispozite është në përputhje të plotë me nenin 125, pika 1 të Kushtetutës. Është krejt e qartë se Presidenti i Republikës ndjek të njëjtën procedurë si për dekretimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, ashtu edhe për dekretimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Së treti, nëse kandidati, z. Poda, i dekretuar për anëtar të Gjykatës së Lartë ka qenë dikur, para vitit 1998, anëtar i Gjykatës së Kasacionit (sot Gjykata e Lartë), ky fakt nuk e pengon atë të zgjidhet anëtar i Gjykatës së Lartë, sepse dispozita përkatëse e Kushtetutës, miratuar në vitin 1998, nuk ka fuqi prapavepruese.
Mbas rrëzimit të dekreteve të presidentit vështirësohet puna në Gjykatën e Lartë. Nëse dy institucionet, Presidenti dhe Kuvendi, do të vazhdojnë të qëndrojnë në pozicionet e tyre, mund të ndodhë që edhe dekretet e tjera të rrëzohen. Cila mund të ishte rruga e zgjidhjes?
Vështirë t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, por meqë konflikte të tilla institucionale mund të shoqërohen me pasoja të dëmshme, ato duhen zgjidhur. E përgjithshmja, ndoshta më e shpejta dhe më e mira, do të ishte mirëkuptimi në frymën dhe zbatimin rigoroz të Kushtetutës. Por nëse kjo nuk do të arrihej, mund të sugjerohej vënia në lëvizje e Gjykatës Kushtetuese nëpërmjet subjekteve të legjitimuara. Kështu p.sh., Presidenti i Republikës ose jo më pak se 1/5 e deputetëve t’i drejtoheshin Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për interpretimin e vendimit të saj, numër 2 datë 19.01.2005 me arsyetimin se kanë lindur dyshime ose mosmarrëveshje lidhur me procedurën që duhet të ndjekë Presidenti i Republikës para se të dekretojë emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë apo të Gjykatës Kushtetuese. (Neni 80, pika 1 germa “a” e Ligjit numër 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”). Konkretisht ç’duhet kuptuar me shprehjen që përdoret në këtë vendim se “sistemi i emërimit i pranuar nga Kushtetuta e Shqipërisë ka në esencë kooperimin institucional të Presidentit të Republikës dhe të Kuvendit të Shqipërisë”? A do të thotë kjo se presidenti është i detyruar të konsultohet paraprakisht me Kuvendin dhe vetëm pas kësaj të dekretojë emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë apo të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese?
Veç kësaj mund t’i kërkohej Gjykatës Kushtetuese të shprehjen edhe mbi pajtueshmërinë e nenit 4 të Ligjit nr. 8588, datë 5.03.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë”, me nenin 136 pika 1 e Kushtetutës (neni 131, germa “a” e Kushtetutës). Në përfundim e shikoj të nevojshme të përmend se sistemi qeverisës në Republikën e Shqipërisë, siç dihet, bazohet në ndarjen dhe balancimin e pushteteve. Pjesëmarrja e Kuvendit në procesin e dhënies ose jo të pëlqimit për emërimin e gjyqtarëve, ashtu siç thuhet edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese të janarit 2005, “ka për qëllim balancimin e kompetencës së Presidentit të Republikës në emërimin e gjyqtarëve dhe kjo vjen në harmoni me parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve të sanksionuara në nenin 7 të Kushtetutës”. Kjo do të thotë se emërimi nuk i përket në mënyrë ekskluzive vetëm një organi me natyrë individuale (kryetarit të shtetit). E njëjta gjë mund të thuhet edhe për emërimin e prokurorit të Përgjithshëm nga Presidenti i Republikës, me pëlqimin e Kuvendit. Kuvendi edhe në këtë rast mund të mos e japë pëlqimin. E megjithatë, as Kushtetuta, as ligji dhe as ndonjë vendim i Gjykatës së Lartë nuk e detyron Presidentin e Republikës që para emërimit të prokurorit të Përgjithshëm të konsultohet me Kuvendin.
19 Qershor 2008