Kriza e përfaqësimit
Blendi Kajsiu
Tipari më shqetësues i krizës aktuale është papërgjegjshmëria e aktorëve që marrin pjesë në të. Së pari, të habit papërgjegjshmëria e Ramës, që për të ndenjur në ...krye të PS-së futi në krizë dhe delegjitimoi të gjithë sistemin politik pas një procesi elektoral, që padyshim ishte më i miri i pesëmbëdhjetë viteve të fundit. Jo vetëm nuk mori asnjë përgjegjësi për humbjen e PS-së në zgjedhje, por edhe u rizgjodh në krye të PS-së, duke denoncuar një proces elektoral që në pjesën më të madhe e projektoi vetë. Po kaq i papërgjegjshëm është edhe refuzimi absolut i kërkesës legjitime të opozitës nga ana e Berishës për të hapur kutitë, teksa pretendon se hapja e tyre nuk është në dorën e tij. Ndaj për të kuptuar burimin e krizës aktuale, duhet që më parë të gjejmë burimin e papërgjegjshmërisë së liderëve tanë politikë.
Shumë e kanë shpjeguar papërgjegjshmërinë politike të liderëve tanë në mënyrë kulturaliste, duke thënë se politikanët tanë janë me mentalitet ballkanik, diktatorial, komunist, para-modern, e kështu me radhë. Disa janë mjaftuar duke thënë se politikanët tanë thjesht nuk e duan Shqipërinë aq sa veten, ndaj sillen kështu duke ndjekur interesin e tyre të ngushtë personal. Ndonëse ka diçka të vërtetë në këto shpjegime, në analizën e fundit mbetet pa përgjigje pyetja, përse politikanët tanë mbeten diktatorialë dhe ballkanikë në mentalitet? çfarë i lejon ata që të ndjekin interesat e tyre personale edhe duke futur në krizë të gjithë sistemin politik?
Papërgjegjshmëria e lidershipit tonë politik buron nga fakti se pas 20 vitesh tranzicion, qeverisja ose shteti, ende nuk kanë arritur të penetrojnë shoqërinë. Sot qeverisja është diçka që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë një segment gjithnjë e më të vogël të shoqërisë sonë. Kjo vjen si pasojë e kombinimit të disa faktorëve socialë, siç janë niveli i lartë i papunësisë, niveli i lartë i emigracionit dhe remitancave, si dhe niveli i lartë i popullsisë në zonat rurale, si pasojë e mungesës së një ekonomie prodhuese. Në të gjitha këto kategori ndodhen qytetarë shqiptarë që preken pak ose aspak nga qeverisja, pra janë indiferentë ose pak të interesuar për të.
Edhe pse sipas INSTAT, papunësia në Shqipëri ka vite që vërtitet midis 13 dhe 14 % të forcës së punës (çka e bën Shqipërinë një vend me papunësi më të ulët se Spanja) një sërë studimesh alternative kanë nxjerrë në pah se një shifër më reale e papunësisë në Shqipëri është diku rreth 30-40 % e forcës së punës. Kemi të bëjmë me një segment shoqëror që është tërësisht jashtë politikave shtetërore dhe qeverisjes. Më shumë se kudo kjo reflektohet te fakti se ende sot pas 20 vitesh shteti shqiptar nuk ka një shifër të saktë zyrtare të të papunëve. Ndërkohë edhe një pjesë e mirë e atyre që punojnë janë në të zezë, po të kemi parasysh se niveli i informalitetit arrin deri në 50% të ekonomisë (sipas burimeve të CIA-s). Kjo do të thotë se edhe ky segment social preket pak ose aspak në mënyrë direkte nga qeverisja e ditës. Nga ana tjetër, sipas INSTAT, rreth 50% e popullsisë shqiptare ende jeton në zonat rurale, megjithëse bujqësia shqiptare plotëson shumë pak prej nevojave ushqimore të vendit. Kjo vjen si pasojë e faktit se shumica dërrmuese e fermerëve tanë prodhojnë kryesisht për të mbajtur gjallë veten (subsistence farming). Kemi të bëjmë me një aktivitet tejet privat ku ndikimi i shtetit është minimal për momentin, aq më tepër po të kemi parasysh se shteti ynë nuk u siguron dot fermerëve tanë as treg dhe as subvencione. Së fundi, rreth 1 milion shqiptarë sot punojnë jashtë vendit. Remitancat që vijnë prej tyre janë një burim i rëndësishëm që financojnë konsumin e një pjese të mirë të popullatës brenda Shqipërisë. Në kulmin e tyre në vitin 2007, sipas Bankës së Shqipërisë, dërgesat nga emigrantët kanë qenë rreth 952 milionë euro, ose 12.3% e Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (PBB). Edhe ky është një burim të ardhurash privat, që ka pak ose aspak lidhje direkte me qeverisjen apo shtetin shqiptar.
Në të gjitha këto raste kemi të bëjmë me qytetarë shqiptarë që në fakt janë jashtë politikave shtetërore. Ata kryejnë një aktivitet ekonomik dhe social që ndikohet pak ose aspak nga shteti. As të papunët, as emigrantët, as ata që punojnë në të zezë, dhe as ata që jetojnë me remitancat e emigrantëve nuk ua ndjen shumë për shtetin. Ndërkohë edhe ata që ndikohen direkt nga shteti, siç janë të themi pensionistët, ndikohen shumë pak, pasi pensionet, nëse jeton në fshat, janë akoma të pamjaftueshme për të mbetur gjallë, ndërsa nëse jeton në qytet, pavarësisht premtimeve elektorale, pensionet rriten shumë pak nga njëra qeveri te tjetra. Kjo do të thotë që një pjesë e mirë e shoqërisë shqiptare, dhe ndoshta shumica, ka pak ose aspak interes të drejtpërdrejtë te qeverisja përtej tifozllëkut politik. Ose ndryshe mund të themi që një pjesë e mirë e shoqërisë është 'jashtë shtetit', pasi nuk e ndjen aspak prezencën e tij.
Mbetet një segment relativisht i madh social i shpërndarë në 2.5 partitë kryesore, PD, PS dhe LSI që preket direkt prej qeverisjes. Kjo është klientela e ngushtë mediatiko-financiare e këtyre partive, si dhe grupi i gjerë i militantëve politikë që punësohen në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe pronat shtetërore me gjithë klientelën e tyre. Këta janë më të devotshmit dhe më të ndjeshmit në raport me qeverisjen dhe rotacionin politik, pasi preken në mënyrë të drejtpërdrejtë prej saj. është e vështirë të japësh një shifër të saktë të këtij kontigjenti, por gjithsej nuk mund të shkojë më shumë sesa rreth 200 000 - 300 000 mijë qytetarë, po të marrim parasysh anëtarësinë e partive kryesore politike. Gjithsesi ky kontigjent nuk përbën kurrsesi shumicën e shoqërisë shqiptare.
Në kushtet kur pjesa më e madhe e shoqërisë nuk preket nga qeverisja, hapësira e veprimit për lidershipin politik zgjerohet. Në mungesë të kufizimeve sociale është e lehtë për politikanët të sillen në mënyrë të papërgjegjshme, duke ndjekur thjesht interesat e tyre të ngushta politike. Sjellja e tyre nuk prek drejtpërdrejt shtresa të gjera shoqërore, që përndryshe do ta kufizonin atë. Pavarësisht alarmit që jep media, politika dhe faktori ndërkombëtar, e vërteta është se 'bllokimi i Parlamentit' nuk është një dramë e madhe për shoqërinë shqiptare. Për të kuptuar këtë mjafton të shtrojmë pyetjen; cilët sektorë të shoqërisë apo ekonomisë sonë vuajnë direkt, si pasojë e këtij bllokimi? Sapo shtrohet kjo pyetje kuptojmë se në ekonominë tonë nuk ka se çfarë të preket. Pavarësisht nga përplasja, administrata do vazhdojë të paguhet, sektori i shërbimeve do vazhdojë të funksionojë, po kështu import-eksporti, ata që janë në të zezë do vazhdojnë punën në të zezë, remitancat do vazhdojnë të vijnë, bujqit do vazhdojnë të mbijetojnë pa ndihmën e shtetit. Të gjitha këto çështje themelore kanë pak ose aspak të bëjnë me Parlamentin shqiptar.
Ato çështje që e shqetësojnë sot realisht shoqërinë shqiptare, si rënia e remitancave, rritja e papunësisë, apo zhvleftësimi i lekut përballë euros, apo lëvizja pa viza, Parlamenti ynë ose nuk do ose nuk mundet t'i zgjidhë, pavarësisht nëse opozita është brenda apo jashtë. Reformat e mëdha që thuhet se janë bllokuar kanë të bëjnë me të ardhmen tonë evropiane, më shumë sesa me shoqërinë ku ne jetojmë sot. Kështu nëse Parlamenti ynë i paraprin me disa vite procesit të integrimit, duke adaptuar legjislacionin e BE-së që sot, kur vjen puna për fenomene lokale (si arsimi privat, p.sh.) ligjet janë me boshllëqe ose mungojnë.
Kjo situatë vjen si pasojë e modelit tonë të zhvillimit, që ka njehsuar integrimin me zhvillimin. Në kuadrin e procesit të integrimit në BE, hapësira qeverisëse ka ardhur duke u ngushtuar gjithnjë e më shumë. Kështu opsione si proteksionizmi sot, as nuk shtrohen për diskutim edhe pse malli i huaj ka shkatërruar prodhimin vendas. Ndërkohë për hir të ruajtjes së stabilitetit makroekonomik, nën udhëheqjen e FMN-së, qeveritë shqiptare e kanë stimuluar pak ose aspak prodhimin vendas. Ndërsa për politikë industriale as që bëhet fjalë. Shteti është tërhequr thellësisht nga shoqëria, dhe qeverisja është reduktuar te krijimi i mjedisit për zhvillim, pa u marrë fare me zhvillimin në vetvete. Ndaj sot modeli ynë i zhvillimit bazohet te parulla neoliberale 'qeveria e mirë është ajo që qeveri që qeveris sa më pak'. Dhe vërtet sot shteti shqiptar bën sikur qeveris, sepse në realitet qeverisja është reduktuar në ndarje plaçke; dikush privatizon një aset kombëtar, dikush merr një tender rruge dhe dikush tjetër një leje ndërtimi. Rezultati është një ekonomi ku përplasen interesa të ngushta që lënë indiferente shumicën dërrmuese të shoqërisë.
Në këto kushte nuk është çudi që shqetësimi për krizën tonë politike, më shumë sesa nga Shqipëria, vjen nga Evropa. Kjo nuk do të thotë që kriza politike që po kalojmë është diçka e mirë apo që nuk duhet tejkaluar. Ajo krijon një shije dhe atmosferë të keqe. Natyrisht që kjo krizë na bën të dukemi shëmtuar përballë ndërkombëtarëve, tani që jemi edhe në NATO. Po këto janë shqetësimet themelore të faktorit ndërkombëtar, të administratës shtetërore dhe të një elite të vogël që sorollatet në televizionet e Tiranës. Ndërsa shumica e shoqërisë sonë, krizën e sheh me një neveritje indiferente sepse në mënyrë direkte prek pak ose aspak prej saj. Ajo që e përmbledh reagimin e përgjithshëm shoqëror ndaj krizës është shprehja "filluan prapë gërr-vërret këta".
Për sa kohë qeverisja apo shteti prek një segment të ngushtë të shoqërisë, duke lënë indiferente shumicën e saj procesi politik ,do vazhdojë të jetë një duel i ashpër midis dy kampeve të ngushta. Përgjegjshmëria e politikanëve tanë nuk do burojë nga edukimi, ndërgjegjësimi dhe aq më pak nga presioni ndërkombëtar apo nga procesi i integrimit. Ata do bëhen realisht të përgjegjshëm, kur të jenë nën ndikimin e grupeve të gjera të interesit dhe sidomos të një shtrese të gjerë të mesme që sot mungon. Përndryshe do vazhdojmë të jemi dëshmitarë të një procesi politik, ku liderët i përdorin zëdhënëset për të hedhur dhe pritur batutat e njëri-tjetrit, por jo për t'i folur shoqërisë.
është e rëndësishme të theksohet struktura sociale e shoqërisë, për të kuptuar degjenerimin e konfliktit politik te ne, sepse fatkeqësisht është bërë e modës që demokracia të shikohet thjesht si çështje kulture politike, mentaliteti apo vullneti politik. Sot thelbi i demokratizimit përmblidhet tek ideja 'nuk ka demokraci pa kulturë demokratike dhe shoqëri civile' (nën influencën e autorëve si Robert Putnam që thelbin e demokracisë e shikonin te kapitali social). Tashmë nuk ka më rëndësi struktura sociale e një vendi, pra nëse është agrar, industrial, apo post-industrial. Mjafton vullneti politik, kushtëzimi nga jashtë, një dozë e mirë trajnimesh dhe do s'do demokracia do lindë. Ideja e famshme e Barrington Moore në vitet 1960 se 'pa borgjezi nuk ka demokraci' është harruar, edhe pse të gjithë bien dakord se pa një shtresë të mesme solide nuk mund të ketë demokraci liberale funksionale.
Ndoshta pikërisht te mungesa e kësaj shtrese dhe te paaftësia jonë për ta krijuar atë në këto 20 vite, duhen kërkuar edhe rrënjët e krizave tona politike. Ne jemi të bindur se do ndërtojmë demokracinë liberale, edhe pse gjysma e popullatës është ende në fshat dhe e punon tokën me parmendë, edhe pse mbahemi me remitanca dhe nuk kemi asnjë lloj industrie apo aktiviteti ekonomik, që do krijonte një shtresë të mesme solide apo atë që Moore e quante borgjezi. Ne jemi të bindur që duke hapur tregjet, duke zvogëluar shtetin, duke kopjuar ligjet e BE-së, dhe duke u futur në BE, do bëhemi demokratik edhe pse ky model zhvillimi do vazhdojë të prodhojë një Shqipëri që motorin e zhvillimit e ka jashtë vetes. Ama në një vend ku zhvillimi buron nga jashtë, brenda mbetet të burojnë vetëm krizat.