Kryeministri që nuk e patëm
Edmond Arizaj
Mendojeni vetëm një çast, të zhveshur nga simpatitë dhe interesat personale; sikur të ishte Kryeministër? Vërtet nuk mund të ecim me "sikur"-e, apo "nëse", apo të bëjmë Nostradamusin e Vandën, por disa paralele ...mund t'i heqim mes kohës së sotme politike dhe asaj që mund të ishte, por edhe që mund të jetë. Nga ajo çfarë shohim sot dhe çfarë kemi vënë re në dhjetë vjet në një tjetër institucion mjaft të rëndësishëm dhe me buxhet të konsiderueshëm, mund të kishim një kryeministër, i cili as nuk do të denjonte të të merrte mendim, apo në gjuhën e tij "as nuk do ta p… fare". Ai nuk zbatoi çka kishte shkruar vetë në statut, nuk zbatoi çka kishte firmosur vetë në Kushtetutë, ai nuk zbatoi çfarë kishte vendosur gjykata…pse duhet të të merrte ty mendim?! Ai nuk pyeti për bashkëpunëtorët më të afërt, ai nuk pyeti për mijërat e votave që iu besuan, ai nuk pyeti për dhjetëra e dhjetëra deklarata nga brenda e nga jashtë…pse do të pyeste për ty?!
Do të kishim një kryeministër, i cili në një rast të ngjashëm si ky që po kalojmë prej shtatë muajsh do të qeshte e do të tallej, do t'i binte borisë e fizarmonikës, do të bënte shenja me duar e me këmbë. Pa frikë nuk do të ofronte as komisionin hetimor. Do të kishim një kryeministër, i cili marrëdhëniet me Kushtetutën, ligjin themeltar të vendit, do t'i kishte më të acaruara se sa kryeministri që kemi. Ky i tanishmi, të paktën kur i duhet e zbaton Kushtetutën, madje edhe e mbron, ai që mund të kishim të parë, nuk e mbron as atëherë kur ajo i shërben, por do ta ketë veç shërbëtore në të zezë. Do të kishim një kryeministër, i cili kabinetin e tij do ta zgjidhte pa pyetur kënd, madje edhe aleatëve nëse do të vendoste të mbante të tillë, do t'ua zgjidhte po vetë ministrin, zv/ministrin, apo edhe drejtorin. Kabineti i tij nuk do të guxonte të firmoste asgjë pa vënë në dijeni kryeministrin, qoftë edhe firma rutinë. Disa prej tyre mund të pushoheshin nga puna me SMS, apo me anë të Facebook, për hir të transparencës sigurisht. Kryeministri që do të kishim do të ishte qendra e gravitetit, me fjalën dhe lejen e të cilit çdo gjë mund të shkelej e të bëhej baltë e më pas të kalonte si e larë dhe e pastër në Parlament, duke u mbrojtur seriozisht nga vetë ai, në emër të së tashmes, të së ardhmes, prosperitetit dhe një Shqipërie që i ngjan çdo ditë e më shumë Tiranës së viteve 2000 (viteve të para). Kryeministri që do të kishim nuk do të respektonte opozitë, e as mendim ndryshe, nuk do të duronte kritikë e as kritizerë, sepse as tani nuk po e bën. Ai ka opozitë, sepse është pushtetar, por nuk e respekton. Ai ka mendim ndryshe, sepse është kryetar dhe e përjashton. Ai merr kritika dhe ka kritizerë, por nuk reagon. Ky do të ishte kryeministri i vetëm absolutist që ka pasur ndonjëherë Shqipëria në historinë e saj, i cili nuk do të tundej për asgjë nga një qëndrim i tij, qoftë edhe i vërtetuar se është i gabuar, madje se mund të jetë edhe me pasoja për vendin. Këtë jemi duke e jetuar, edhe pse nuk është kryeministër.
Do të kishim një kryeministër, i cili do t'i vendoste vetë prioritetet dhe nuk do të ndikohej nga nevojat e vendit. Këto prioritete nuk do të ishin gjë tjetër, veçse taksa, taksa, dhe vetëm taksa, ndërsa e ardhmja do të ishte gjithsesi hipotetike dhe e mistershme, pak a shumë si ndonjë plan rregullimi gjigand, i cili vendoset dhe zhvendoset çdo sekondë në vetëm një mendje. Padyshim që gjithçka do të mbrohej, argumentohej dhe përforcohej nga një ekip mediatik lustrafin, i cili si edhe sot, të hënën mund t'i thotë të bardhës e zezë, por të enjten, me forcë dhe me argumente, të zezës do t'i thotë e bardhë. Do të kishim një kryeministër, i cili miqtë mund t'i kthejë fare lehtë në armiq dhe t'i eliminojë me mjaft lehtësi, madje edhe me buzëqeshje. E më pas, të kalojë në miqësi të reja, të cilat fare thjeshtë mund të kthehen edhe ato në armiqësi të hapura, por që do të nisnin me togfjalëshin hipokrit "miku im…".
Vërtetë do të kishim një kryeministër, i cili nuk do të trembej nga askush dhe nga asgjë. I cili në emër të vizionit (apo vizioneve) të tij nuk do të merrte parasysh asnjë këshillë, asnjë sugjerim, asnjë kritikë. Vallë do na duhej një kryeministër kaq "trim" dhe i paepur në kohën më të paqme që ka kaluar ndonjëherë Shqipëria, lufta e së cilës bëhet vetëm brenda kufijve të kryeqytetit të saj? Vallë do ta dëshironim një kryeministër arrogant, i cili i pret miqtë me postera gjigandë mitingjesh? A do ta pranonim një kryeministër që frikëson gazetarët me "gjetjet" e reja, kur ata duhet të bëjnë pyetje para tij dhe militantëve? çfarë do të bënim me një kryeministër që do të bënte (dhe ka bërë) gjithçka, po gjithçka, për të mbajtur dhe fituar pushtet? Ky i sotmi ka disa nga të dhënat që renditëm pak më sipër, por nuk janë as një për qind e atyre që reflekton ai, që do të kishim. Dhe këtij të sotmit për këtë një përqindësh i është thënë çdo fjalë. ç'mund të thuhej për dikë që është 99 herë më "I zi"? Këtë kryeministër nuk e patëm. Por aty është. Pret. I paduruar.