E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet lista e rimbursimit te ilaçeve



Keshilli i Ministrave miratoi dje listën e barnave të rimbursueshme për vitin 2010. Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, me anë të një konference për shtyp, deklaruan se 17 barnat e reja të shtuara në skemë do të trajtojnë të gjitha kategoritë, fëmijët, invalidët dhe pensionistët. "Lista e re e barnave të rimbursueshme është pasuruar me 17 barna të reja, nga të cilat disa formëdoza barnash, që trajtojnë sëmundje kronike duke krijuar mundësinë e një dozimi më të mirë dhe më të përshtatshëm për pacientët. Këto barna përdoren për mjekimin e anemisë në insuficiencën renale kronike; diabetit, sëmundjeve të mushkërive) apo dhe të kancereve", u shpreh Drejtoresha e ISKSH-së, Elvana Hana. Sipas saj, lista e barnave do t'i kushtojë ISKSH-së 5.5 miliardë lekë të reja për një vit, ndërsa kostoja e shpenzimit për barnat e reja është 131 milionë lekë. "Sa i takon barnave të reja, ka një rritje prej 2.4% në raport me totalin e shpenzimeve. Hana vuri theksin te përmirësimi i trajtimit me medikamente të rimbursueshme për kategorinë e grave, të cilat sot kanë një vëmendje më të madhe. Këto barna janë dydrogersterone për çrregullimet menopauzike dhe fenticanazole antimykotik, përbëjnë 1.5% të barnave të reja", tha Hana. Gjithashtu skema e re e rimbursimit përmban gjithë gamën e ilaçeve për pensionistët, të cilët janë përfituesit kryesorë të saj në masën 100%. Veç tyre në skemë janë kryesisht të sëmurë kronikë, me diabet, tension, veshka, prostatë, probleme kardiovaskulare, të sëmurë që vuajnë nga sëmundjet neurologjike apo persona, të cilët duhet të trajtohen për sëmundje specifike me rimbursim. Lista aktuale e rimbursimit ka 393 barna. Pas zgjidhjes së ngërçit me Ministrinë e Financave buxheti shtesë për të garantuar financimin e listës me rimbursim të këtij viti është siguruar nga shkurtimi i zërit të dietave dhe shpërblimeve të punonjësve të administratës së Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor. Përpara miratimit të listës, distributorët që hedhin në treg ilaçe të rimbursueshme kërcënuan se do zbraznin tregun, për shkak se lista e këtyre medikamenteve po vonohej dhe se rritja e kursit të euros kundrejt lekut po i nxirrte bizneset e tyre me humbje.

Barnat e reja

1.Warfarine 1 mg, (Barna me veprim antikoagulante)
2.Methoxypolyethyleneglycol-epoetin beta 30mcg, 120mcg, 150mcg (Antianemiket 4forme-doza të të njëjtit bar)
6.Cefixime 100mg/5ml-100ml (Antibiotik me perdorim pediatrik)
7.Fenticonazole 600mg ovule
8.Metronidazole + Neomicine + Nystatine (Barna antinfektive dhe antiseptike gjinekologjike
9.Multienzime 25000UI (Enzimat)
10.Insuline Glulisine 100 N.Nj - 3ml (Antidiabetiket)
11.Dexamethason sodium phosphate (Kortikosteroidet sistemike)
12.Mycophenolate mofetil 500mg (Imunosupresivet)
13.Budesonide 200mcg -60 caps inh (Antiasmatiket)
14.Budesonide400mcg -60 caps inh
15.Budesonide+ Formoterol 320mcg/9mcg inh.
16.Dydrogesterone 10mg tabl
17.Travaprost+Timolol 40mcg+5mg/1ml- 2.5ml fl (Barnat oftalmike)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›