E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, Bode: Rishikim të buxhetit

Buxheti do të rishikohet për t`iu përshtatur zhvillimeve ekonomike. Kreu i financave Ridvan Bode pranon se do të ketë një rishikim të buxhetit si rezultat i krizës ekonomike që ka përfshirë rajonin dhe që ka dhënë efekte dhe në ekonominë shqiptare.

Sipas Bodes viti 2012 do të jetë më i vështirë në aspektin ekonomik duke ndikuar dhe në nivelin e rritjes ekonomike.
 

Ministri Ridvan Bode deklaroi ndër të tjera se të ardhurat e arkëtuara vijojnë që të jenë poshtë synimeve të vendosura.
 

Buxheti i vitit 2012 pritet që të rishikohet gjatë muajit qershor. Rishikimi i buxhetit zakonisht fillon si procedurë me vendimin e qeverisë e më pas kalon për shqyrtim në Kuvend, për të hyrë në fuqi në muajin korrik.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›