E Diel, 1 Nëntor 2026

Memorandum për kontrollin e tregtisë së paligjshme të cigave

Tregtia e paligjshme e cigareve është një rrezik për konsumatorin shqiptar pasi cigaret e falsifikuara nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli të cilësisë. Këtë shqetësim e vë në dukje Zv.presidenti për Ballkanin perëndimor të produkteve të duhanit Cristian Cring gjatë nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi me Administratën Doganore të Shqipërisë për të luftuar të gjitha format e tregtisë së paligjshme të duhanit sidomos nëpërmjet harmonizimit rajonal të niveleve të aksizës.
 

“Një nga faktorët kyç në rrënjë të këtij problemi është diferenca domethënëse në çmime mes Shqipërisë dhe vendeve fqinje me të. Kjo është arsyeja pse harmonizimi rajonal i niveleve të aksizës është i nevojshëm. Të kontrollosh tregun shqiptar të cigareve, duke përfshirë mundësinë e dhënies së licencave për këtë tregti do ta ulte edhe më tej rrezikun e tregtisë së paligjshme. Në fund të fundit , duhanëpirësit e rritur duhet të jenë të vetëdijëshëm se cigaret e falsifikuara nuk i nënshtrohen asnjë kontrolli cilësie. Të vetmet produkte origjinale janë ato që mbartin pullën e Shqiptare të aksizës dhë parandalimet shëndetësore” theksoi Cring.
 

Me anë të këtij memorandumi të dyja palët ajo shqiptare dhe prodhuesi kryesor botëror i produkteve të duhanit (JTI), do të shkëmbejnë informacione dhe do t`i ofrojnë njëra-tjetrës asistencën e kërkuar teknike dhe ekspertë, në një luftë të përbashkët kundër tregut të paligjshëm të cigareve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›