Procedurat e stërzgjatura trembin çiftet për të birësuar fëmijë
Gjatë 6-mujorit të parë në Gjykatën e Tiranës janë regjistruar vetëm shtatë kërkesa
Laureta Rryçi
Procedurat e stërzgjatura trembin çiftet për të birësuar fëmijë.
Në Gjykatën e Tiranës si asnjëherë më parë janë regjistruar nga janari e deri më tani vetëm shtatë kërkesa. Sakaq edhe këto kërkesa vijnë më së shumti nga çiftet e huaja. Vendimet e dhëna deri më tani tregojnë se gjykatat shqiptarë preferojnë çifte të huaja për të birësuar fëmijë të braktisur. Nëpër vendimet e gjykatave shpeshherë përballesh me të njëjtat përshkrime për çiftet e huaja. Sipas përshkrimeve të huajt dinë t’u dhurojnë ngrohtësi fëmijëve që u kanë munguar, kanë kushtet e nevojshme si dhe janë të monitoruar për një kohë nga shoqata e birësimeve. Mirëpo, midis kërkesave gjen tek- tuk edhe ndonjë çift shqiptar, që ka vendosur të gëzojë jo vetëm një fëmijë të braktisur, por edhe shtëpinë e tyre.
Procedura
Pranë Komitetit të Birësimit ka një zyrë sekretariati, ku qëndron dhe juristi ai që u përcakton çifteve dokumentet që duhen. Nevojiten shumë dokumente duke filluar nga certifikata personale, dëshmia që nuk është i dënuar, pasuria, libreza shëndetësore, sigurimet shoqërore, etj. Të gjitha dokumentet dorëzohen pranë sekretariatit që i jep çifteve dhe formularin që duhet plotësuar për birësim. Kjo është një procedurë e gjatë. Ka raste që një çift mund të presë 2-3 vjet për të birësuar një fëmijë.
Përfaqësues të shoqatës kanë të drejtë që nga janari e deri në ditët e para të korrikut të këtij viti të kontrollojmë vazhdimësinë e këtyre fëmijëve tek familjet që ata shkojnë si të birësuar. Domethënë, verifikojnë nëse burrë e grua kujdesen për këtë fëmijë të birësuar, a i kanë dhënë arsimimin e duhur etj.
Birësimet
Sipas burimeve, nga Gjykata e Tiranës, më të favorizuara nga pranimi i kërkesës janë familjet e rregullta, të cilat nuk kanë qenë të dënuar. Po ashtu, preferohen ato familje që janë të arsimuara, që kanë ekonomi të mirë, në mënyrë që fëmija të mos të vuajë kur të shkojë të jetojë së bashku me ta. Ligji i ri ka sjellë shkurtimin e kohës së qëndrimit të fëmijëve në institucion, duke i dhënë mundësi Gjykatës që brenda 6 mujorit të vendosë për fëmijën. Kështu, në qoftë se një nënë, e cila e lë fëmijën në një jetimore dhe për 6 muaj nuk kujdeset më për të, që nga kjo ditë Gjykata ka mundësi që të bëjë gati dosjen e fëmijës për birësim. Në shtëpinë e fëmijës gjenden fëmijë nga mosha 0-16 vjeç. Megjithëse, ka dalë vendimi i Gjykatës për birësime dhe në moshë të rritur për çiftet shqiptare është shumë e vështirë të marrin fëmijë në këtë moshë.
Gjithsej në vendin tonë 900 jetimë
Fëmijët jetim që jetojnë në institucionet e shtetit janë 420 të tillë. Po përveç këtyre që ka shteti ka dhe në institucione private, të cilët kujdesen për këta fëmijë. Duke përfshirë edhe këta gjithsej në vendin tonë janë rreth 800-900 jetimë. Jo të gjithë fëmijët që jetojnë në qendra jetimore janë jetim. Pranë shtëpive të fëmijëve ka dhe fëmijë me probleme sociale. Madje shumica e fëmijëve që janë në këto institucione janë me probleme sociale si probleme ekonomike, ose një prind i burgosur.
Birësimet, 1200 fëmijë me familje të re
Kërkesat për birësim nuk mungojnë, por fëmijët janë të paktë. Që nga viti 1993 dhe deri më sot janë birësuar 1200 fëmijë. Nga 1200 fëmijë që janë birësuar brenda dhe jashtë vendit është punuar shumë, sepse në qoftë se këta fëmijë sot do të ishin rritur në institucionet shtetërore do të kishin dalë madhor siç kemi në këto getot e jetimëve që kanë dalë tani. Aktualisht një jetimore ka 25-30 fëmijë.
Birësimi
Neni: 248
Pëlqimi për birësim mund të tërhiqet nga prindërit biologjikë, brenda 3 muajve nga çasti i dhënies së tij. Kjo periudhë shërben edhe si periudhë provë për marrëdhëniet midis birësuesve dhe të birësuarit. Periudha e provës shërben për të vendosur një marrëdhënie birësuese midis një fëmije dhe një familjeje. Prindërit mund të tërheqin pëlqimin e tyre edhe pas kalimit të afatit tremujor, deri në çastin e marrjes së vendimit nga gjykata kompetente. Gjykata, përpara se të vendosë, duhet të verifikojë nëse janë plotësuar afatet e mësipërme, nëse janë bërë të gjitha përpjekjet e nevojshme për kthimin e fëmijës pranë prindërve biologjikë dhe nëse gjatë bashkimit ka funksionuar marrëdhënia e të miturit me birësuesit. Në qoftë se personi, që i është besuar fëmija gjatë periudhës së provës dhe më pas, refuzon ta kthejë atë, prindërit mund t'i drejtohen gjykatës, e cila mund të vendosë kthimin e fëmijës në rast se kjo është në interesin e tij.
12 Gusht 2009