Kriza ekonomike dhe premtimet elektorale përballin opozitën me maxhorancën

Me hapjen zyrtare të fushatës elektorale, debatet mes dy forcave politike sa vijnë e bëhen më të nxehta. Një debat i tillë ka pasur në qendër të tij si protagonistët Ilir Rusmajlin dhe Florian Mimën përfaqësues të PD-së dhe Arben Malaj dhe Andis Harasani, përfaqësues nga PS-ja. Gjëja kryesore që ra në sy gjatë këtij debati televiziv, ishte tema e ekonomisë, ku përfaqësues të socialistëve akuzonin qeverinë shqiptare për futjen e vendit në krizë, që nga ana tjetër kjo gjë kundërshtohej nga përfaqësuesit e demokratëve.
Përfaqësuesit nga të dyja forcat politike, përqendruan debatin e tyre pikërisht tek kjo temë, por duke mos lënë pas as ngjyrimet politike të saj. Përfaqësuesi i PS-së, Arben Malaj përmendi disa nga dështimet kryesore të qeverisë, që sipas tij ishin, mospranimi i krizës ekonomike dhe sociale që ka kapur vendin, kapja e shtetit nga korrupsion dhe mentaliteti i qeverisë duke krijuar kështu konflikt me institucionet. Po shkojmë drejt një rritje ekonomike zero, kemi rënie të të ardhurave. Problemet që ka qeveria shqiptare nuk janë vetëm të krizës globale. Forumi botëror i ekonomisë në Davos vërteton problemet që nuk janë të krizës, si pavarësia e gjyqësorit, mungesa e pronësisë dhe niveli i lartë i korrupsionit, cilësia e integrimit ekonomik e rrezikuar. Ky stil qeverisës të bën të pranosh që Shqipëria i ngjan një monarkie kryeministrore. Kryeministri i ngjan më tepër një mbreti sesa një kryeministri, veçoi Malaj. Sipas tij, të gjitha të dhënat tregojnë se ekonomia shqiptare është në krizë, duke përmendur këtu si shenja të saj rënien e dërgesave nga emigrantët, mungesën e investimeve të huaja dhe më kryesorja sipas tij është rritja e deficitit buxhetor nga qeveria aktuale për qëllime elektorale. Por deklarata të tilla u hodhën poshtë nga përfaqësuesi i PD-së, Ilir Rusmajli i cili u shpreh opozita po tenton projektimin e të keqes dhe sukseset e qeverisë po i paraqet me modelin e gabuar. Sipas tij, opozita duke thyer dritat e rrugës po shkon në qorrsokak. Po të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Zv.ministri i financave Florian Mima, por ndryshe nga Rusmajli ai paraqiti shifra e grafikë, të cilat sipas tij tregojnë tërësisht të kundërtën, duke hedhur poshtë në këtë mënyrë edhe pretendimet e kundërshtarit politik Andis Harasani, i cili theksoi se qeveria Berisha nuk i ka mbajtur premtimet e fushatës duke shtuar se vendi ndodhet në krizë të ekonomike. Rënia e të ardhurave, plani 5 mujor nga njëqind e tetë miliard janë arkëtuar njëqind e pesë miliard, rënia e çmimeve nga mallrat e importit, hekur, karburante, grurë të konfirmuara dhe të shfaqura në muajit janar shkurt. Ulja e TVSH është e gjitha e kompensueshme. Karburanti pa akcizë premtim i mbajtur. Terminali tatimor nuk është gjë tjetër veçse gjykata administrative, ka qenë premtim i qeverisë, qëlloi që në fund të mandatit u përgatit ligji dhe kërkoni konsensusin e opozitës për të votuar konsensusi mungoi nga opozita. Eksportet 100% shqiptare kanë pësuar ulje të lehtë. Raporti i BSH flet për ngadalësim të rritjes, është e vërtetë. Lajmi i keq për opozitën është se sapo kanë përfunduar dy anije me kromin shqiptar në Durrës, theksoi ai. Gjithashtu të dy palët e përfaqësuesve të PD dhe PS kanë shpalosur programin e tyre elektoral. Duke u shprehur për programin e PS-së Malaj u shpreh se nëse kjo forcë politike vjen në pushtet do ti kthejë vendit ritmet e larta ekonomike, menaxhimin më të madh të territorit të vendit, do ulë borxhin që ekonomia të marrë frymë lirisht, do të ketë respektim të pavarësisë së gjykatave dhe do të ketë një model arsimi sepse mazhoranca nuk ka një model arsimi. Ndërsa Florian Mima u shpreh se programi i PS-së është i dobët dhe ky model programi përbën rrezik kombëtar. Sipas Mimës programi i PD-së bazohet në dy shtylla, në integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe do të vazhdojë me ritme të larta ekonomia dhe lufta kundër korrupsionit. Ndërsa Harasani u shpreh se PS-ja do të jetë një qeveri për popullin dhe jo një qeveri e Gërdecit. Figurat më të larta të PD janë bërë gati të bëjnë opozitën që kanë bërë nga 97-05. kjo qeveri, ka një precedent. Ky kryeministër është i vetmi që në rruzull zihet me ministrin e Financave në mbledhjen e qeverisë. Vazhdon të ketë problem madhor kartat, një arsye më tepër pse kjo qeveri duhet të largohet, nënvizoi ai.
*******************************************************************************
Rusmajli: Rama ka shkelur kushtetutën duke rritur taksat vendore
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, në debatin televiziv ku kishte përballë kundërshtarët politikë, Arben Malaj dhe Andis Harasani ka lëshuar akuza ndaj programit qeverisës së prezantuar nga partia Socialiste, duke u ndaluar tek kryetari i saj Edi Rama. Sipas tij, ky program nuk ka asnjë angazhim për shtresën e pronarëve dhe për procesin e legalizimeve. Pse janë zero angazhime? PS është haptazi kundër këtyre shtresave shoqërore, ka penguar ligjin për dëmshpërblimin, ka penguar nismat tona ligjore për legalizimet është përpjekur ti bllokojnë në gjykatën kushtetuese. Programi elektoral nënkupton dyfishimin e taksave kombëtare, nuk do i punësojnë dot 190 mijë shqiptarët tek PS. Keni planifikuar në politikat për shëndetësi rimëkëmbjen e mekanizmave korruptive që ne mezi i kemi shkulur. Keni politikë të mbrapshtë në fushën e arsimit, theksoi Rusmalji duke përmendur në këtë drejtim fjalën e kryetarit Rama në takimin e zhvilluar me emigrantët në Greqi, që sipas tij ka mohuar programin e vet. Ndër të tjera ai ka prekur edhe faktin e rritjes së taksës nga bashkia e Tiranës, që sipas tij asnjë kryetar bashkie nuk mund të vendos dot taksa, ato vendosen me ligj. Këshilli bashkiak në limitet e përcaktuara nga ligji mund të përcaktojë masën e taksës, Rama ka meritën historike në këtë vend që ka shkelur kushtetutën e një vendi edhe në një punë të tillë kur ka pretenduar të zëvendësojë parlamentin shqiptar, që ka përcaktuar me forcë të madhe nivelet maksimale të lejueshme për taksat e Tiranës, nënvizoi ai. Një tjetër pikë e nxehtë e këtij debati ishte edhe pajisja e të pastrehëve me apartamente, të cilat ende nuk janë ndërtuar dhe Rusmajli për këtë akuzoi kryebashkiakun e Tiranës që sipas tij ende nuk ka dorëzuar listat zyrtare në qeveri, e cila është e gatshme të ndërtojë 6 mijë apartamente për të pastrehët e regjistruar në organet e qeverisë vendore. Keni mirësinë të përballeni me deklarimet e kryetarit tuaj politikë. Modeli juaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës ju ka thënë juve që është duke ndërtuar 400 apartamente. Nuk keni parë letrat që janë poshtë grumbullit të dheut, nuk janë të Ramës, ato apartamente janë mundësuar nga një program i posaçëm i qeverisë shqiptare dhe jemi shumë krenar që kemi bërë atë gjë. Nuk duhet të gënjejmë të pastrehët, ato familje që do të marrin apartamentet. Qëllimi i Ramës është është të kandidojë për të katërtën herë për Bashkinë e Tiranës, nënvizoi Rusmajli. Ndërsa në lidhje me akuzat e Malajt për krizën ekonomike në vend, ai theksoi se nihilizmi si platformë nuk i ka sjellë kurrë dobi asnjë force politike, duhet të jesh realist që të jesh kritik, nëse je nihilist nuk je kritik. Nuk është zoti Malaj, është platforma politike elektorale e partisë që Malaj përfaqëson, tentativa për të bërë të bardhën të zezë, për të shuar arritjet, për të paraqitur në të kundërt të tyre sukseset, kjo nuk u thotë atë që shqiptarët duan të marrin si mesazh në një fushatë elektorale. Nuk i bën mirë as vetes as shqiptarëve, kjo është pjesa perceptive. Duke thyer dritat e rrugës shkoni në qorrsokak, përfundoi ai.
*******************************************************
Malaj: Shqipëria, një monarki kryeministrore
Opozita i rendit mazhorancës së më sy, dështimet e saj gjatë këtyre 4 viteve. Arben Malaj, i ndodhur mbrëmë përballë Ilir Rusmailit në një debat televiziv, ka renditur disa nga dështimet kryesore të qeverisë aktuale, e cila pritet të ndryshojë për 1 muaj. Kjo qeveri nuk pranon krizën ekonomike dhe sociale që ka kapur vendin, kapjen e shtetit nga korrupsion dhe mentaliteti i qeverisë duke krijuar kështu konflikt me institucionet. Ky stil qeverisës të bën të pranosh që Shqipëria i ngjan nj