Lista e Partisë së Punës fut në sherr KQZ

KQZ kërkon nga partitë të respektojnë etikën dhe të pranojnë rezultatin
Listat shumëemërore të Partisë së Punës kanë futur në sherr anëtarët e Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve, për miratimin ose jo në zgjedhjet e qershorit. Vonesa e paraqitjes së listave në KQZ-ë ka ndezur debate të ashpra në mbledhjen e djeshme edhe për faktin e parregullsive që kandidatët e Partisë së Punës kishte në dokumentacion. Kështu një pjesë e mirë e përfaqësuesve të 2 partive të mëdha në KQZ-ë, ishin absolutisht kundër pranimit të PK në zgjedhje, me pretekstin se kjo e fundit ka thyer Kodin Zgjedhor, duke thyer të gjitha afatet. Të tjera argumente për ta mos e përfshirë këtë parti në zgjedhjet e qershorit u ngritën, ngaqë për të gjithë subjektet zgjedhore që nuk kishin të paktën një deputet në parlament, Kodi Zgjedhor parashikon që këta parti duhet të paraqesin të paktën mbi 10 mijë firma të qytetarëve që e mbështesin këtë forcë. Ndërkaq, partia në fjalë kishte paraqitur firmat, por të panoterizuara. Megjithatë, pas shumë diskutimeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i miratoi me 4 vota pro dhe 3 kundra listat e kandidatëve për deputet të PKR që do të garojnë në zgjedhjet e qershorit, me justifikimin se KQZ-ja ka bërë lëshime edhe për subjektet e tjera zgjedhore që kanë shkelur Kodin Zgjedhor. Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani, u shpreh se të gjitha subjektet zgjedhura e kanë shkelur Kodin Zgjedhorë për sa i përket afatit të dorëzimit të listave, kështu që në këtë rast ligji nuk parashikon refuzimin e listave, por sanksione për subjektin zgjedhor. Ndërkaq, një ditë pasi dy partitë më të mëdha çelën zyrtarisht fushatën elektorale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e tij të djeshme, deklaroi zyrtarisht fillimin e fushatës elektorale dhe u bëri apel krerëve të partive që të zhvillojnë një fushatë elektorale të qetë dhe të pranojnë rezultatin. Kryetari i këtij institucioni, Arben Ristani, ka pohuar se KQZ paraqitet në këtë fillim fushate zgjedhore, tërësisht i angazhuar për mbajtjen e një procesi të rregullt zgjedhor në vend. Jemi totalisht të angazhuar për rritjen e standardeve, në mënyrë që më pas të mos na thonë se zgjedhjet ishin shans i humbur. Uroj që zgjedhjet ti japin fund tranzicionit dhe që procesi të jetë i pakontestueshëm, u shpreh Ristani. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkoi nga partitë politike që të zbatojnë Kodin Zgjedhor gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit. Shpresojmë, vijoi kreu i KQZ-së, që me këto zgjedhje, Shqipëria, tashmë një vend anëtar i NATO-s dhe së shpejti edhe kandidat për në BE, t'i japë fund tranzicionit. Sipas Kodit të ri Zgjedhor, i miratuar me konsensus në Kuvendin e Shqipërisë, fushata elektorale nis 30 ditë përpara datës së zhvillimit të zgjedhjeve. Për zgjedhjet e 28 qershorit pranë KQZ-së janë regjistruar 36 parti politike, 33 prej të cilave të grupuara në 4 koalicione të ndryshme zgjedhore, dy të spektrit të djathtë dhe dy të spektrit të majtë. Ndërkaq, fushata zgjedhore nis pardje në përputhje me afatet e përcaktuara në kodin zgjedhor dhe çdo ditë që kalon, deri në 28 qershor, përbën një count-doën për procesin, duke iu afruar ditës finale, kur parashikohet të tregohet një kujdes i madh mbi përmbushjen e standardeve, për të qenë në rregull me këshillat e ndërkombëtarëve. Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, dy ditë më parë kanë çelur fushatën e tyre elektorale në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit. Në çdo përfundim të procesit zgjedhor subjekti që humb zgjedhjet akuzon për manipulim rezultati dhe depoziton në KQZ ankesa. Këto vërejtje nuk kalojnë pa u vënë re nga vëzhguesit ndërkombëtarë. Vitet e fundit, vëzhguesit kanë konstatuar se proceset zgjedhore në Shqipëri kanë pasur parregullsi të shumta. Më tej, KQZ-ja, miratoi edhe listën e 13 vëzhguesve për zgjedhjet e qershorit, anëtarë të shoqatës Demokracia për Zhvillim. Edhe për këtë pati diskutime nga përfaqësuesit e dy partive të mëdha, ku kërkuan veprimtarinë e shoqatës në vite. Por, pasi ekspertët juridikë të KQZ-së shqyrtuan dokumentet e kandidatëve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të legjitimojë vëzhguesit e shoqatës në fjalë. Shoqata Demokracia për Zhvillim, kishte paraqitur 14 përfaqësues të saj për të vëzhguar procesin e votimit në zgjedhjet e 28 qershorit, por 2 prej tyre u refuzuan nga KQZ-ja, pasi kishim parregullsi në dokumentacion.
*********************************************************************************
KQZ, miraton modelin e fletës e votimit për zgjedhjet e qershorit
Gjatë një mbledhje në pasditen e djeshme, Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve miratoj përfundimisht modelin e fletës së votimit për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Modeli i fletës ku do të votojnë shqiptarët, është një flete votimi në formatin A3, e miratuar me konsensus të plotë mes tërë përfaqësuesve të partive politike pranë KQZ-së, por edhe mes vetë anëtareve dhe eksperteve të administratës pranë këtij institucioni. Një ndryshim të vogël do të ketë fleta e qarkut të Tiranës, ku do të këtë një kandidat të pavarur, i cili, ashtu siç kërkon ligji, do të renditet mbi dy partitë që nuk marrin pjese në koalicion. Ndërkaq, fleta është më e madhja e përdorur ndonjëherë dhe ka të rreshtuara gjithë subjektet zgjedhore; në rresht, vertikalisht janë shënuar emërtimet e koalicioneve, në të majtë të fletës. Në fletë është pasqyruar edhe ndarja e forcave të një koalicioni nga një tjetër nëpërmjet një hapësire të bardhë midis. Në fletë janë renditur kështu 35 parti që garojnë në zgjedhjet e 28 qershorit, fillimisht partitë sipas koalicioneve dhe në fund partitë që garojnë të vetme. Vetëm në fletën e votimit të qarkut të Tiranës përveç 35 subjekteve, paraqitet edhe një kandidat i pavarur që merr pjesë në këto zgjedhje. Lista nis me Aleancën Demokratike, për të vijuar me radhë me gjithë të tjerat. Sipas renditjes, Partia demokratike është e 10-ta dhe ajo Socialiste e 33-ta. Më në detaje, sipas vendimi i KQZ-së i konsultuar edhe me ekspertët e saj, fleta e re e votimit ka një gjerësi prej 30 centimetrash dhe një gjatësi prej 42 centimetrash. Zgjedhësit do të votojnë në një fletë votimi me ngjyrë dhe formë të njëjtë për të gjitha zonat zgjedhore, duke përjashtuar zonën e Tiranës, ku garon edhe një kandidat i pavarur, i cili e ndryshon modelin e përgjithshëm të fletës. Ndërkaq, mësohet se sasia e fletëve të votimit është e barabartë me numrin e zgjedhësve, duke shtuar këtu një 2 % që mendohet të jenë në dispozicion. Për sa i përket detajeve të tjera të fletës së re të votimi, nëpërmjet të cilës do të votojnë shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme, natyrisht që fleta është prej letre, me ngjyrë, ka një trashësi të tillë, saqë njeriu të mos ketë mundësi të lexojë votën në pjesën e paste të saj. Fleta e votimit përmban siglat dhe emrat e koalicioneve që garojnë në zgjedhje dhe partive që bëjnë pjesë. Pasi merr fletën e votimit, zgjedhësi hyn i vetëm në dhomën e fshehtë dhe në fletën e votimit shënon krah emrit të partisë që do. Gjithashtu, fleta mban elemente të tjera sigurie, si rezistencë ndaj zhubrosjes, duke ruajtur shkrimin e zgjedhësit. Ndryshe nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2005, ku zgjedhësit votonin në 2 fletë votimi, në njërën kandidatin dhe në tjetrën partinë ose koalicioni, në zgjedhjet e 28 qershorit, zgjedhësit do të votojnë vetëm në një fletë votimi, pra vetëm për subjektin politik. Ndryshimi i formatit të fletës së votimit, erdhi si rezultat i përfshirjes të një numri të madh subjektesh zgjedhore qe d të garojnë në zgjedhje dhe si rezultat i ndryshimit të sistemit zgjedhor.
*************************************
Ja fondi shtesë për KQZ
Kostoja e lartë e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit ka detyruar qeverinë të miratojë një fond shtesë në buxhetin e vitit 2009 për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Në mbledhjen e djeshme Berisha ka kaluar në buxhetin e institucionit të menaxhimit të zgjedhjeve 165 milionë leke, duke vendosur 90 milionë lekë për pagat dhe sigurimet shoqërore e shëndetësore, 10 milionë për mallra e shërbime dhe 65 milionë për tua shpërndare subjekteve zgjedhore. KQZ për vitin 2009 i ishte caktuar një buxhet prej 600 milio