Monitorimi i mediave, Klan dhe TVSH përkrahin PD, Top- Channel dhe News 24, PS

Publikohen rezultatet e para të raportit të monitorimit të medias, financuar nga USAID. Ky projekt, që ka si qëllim për të monitoruar mbulimin e fushatës politike të zgjedhjeve parlamentare 2009 në Shqipëri, publikoi raportin e tij të përjavshëm. Raporti shkruar prej Delta Publicity, një agjenci vendase për komunikimin, në partneritet me MC Monitoring, një kompani vendase që ofron shërbimin për monitorimin e medias, përmbledh gjetjet nga një përpjekje monitoruese që përfshin programin e lajmeve televizive të gjashtë kanaleve në harkun kohor nga deri më 24:00,
si dhe të katër gazetave të mëdha ditore për periudhën 15-22 maj 2009.
Raporti tregon anësitë në mbulimin e fushatës politike zgjedhore 2009
Rezultatet bazohen në metodat e monitorimit, të cilat përdorin analizë sasiore (kohë transmetimi ose hapësirë kolonash gazete që u janë ofruar partive dhe koalicioneve) dhe analizë cilësore (përmbajtja dhe toni i mbulimit, qofshin pozitive, negative apo neutrale). Raporti konstaton se; koalicionet dhe partitë më të rëndësishme kanë marrë mbulim të pabarabartë prej stacioneve televizive të monitoruara, me përjashtim të Vizion Plus-it.
Kështu, televizioni Klan dhe TVSH-ja u kanë dhënë më shumë kohë PD-së dhe aleatëve të saj të koalicionit Aleanca e Ndryshimit. Këta televizione, kanë treguar anësi në favor të partive të djathta, anëtare të koalicionit Aleanca e Ndryshimit, në mënyrë më specifike ndaj PD-së dhe PR-së. Televizioni Top Channel, Koha dhe Neës 24 u kanë dhënë më shumë minuta kohë PS-së dhe aleatëve të saj të koalicionit Bashkimi për Ndryshim. Përkatësisht, Top Channel dhe Neës 24 kanë treguar anësi në favor të PS-së dhe aleatëve të saj në koalicionin Bashkimi për Ndryshim. Ndërsa televizioni Vizion Plus u ka ofruar kohë të barabartë të gjithë kaheve politikë. Në këtë raport theksohet se koalicionet dhe partitë më të rëndësishme kanë marrë mbulim të njëanshëm nga stacionet televizive të monitoruara, me përjashtim të televizionit Koha, që ka ofruar mbulim të balancuar për të gjitha subjektet. Përsa i përket partive të vogla anëtare të koalicioneve më të vogla u është dhënë pak ose aspak kohë mbulimi. Gjithashtu mësohet se raportet e tjerë do të botohen në mënyrë javore përgjatë periudhës zgjedhore dhe bëhet e qartë se përmbajtja e raportit është përgjegjësi e Delta/MCM. Ato nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e USAID-it dhe të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bordi i Monitorimit të Medias
Ndërkohë në Shqipëri, fushata zgjedhor e cila është hapur vetëm dy ditë më parë, do të monitorohet nga Bordi i Monitorimit të Medias, i drejtuar nga Basir Ëollaku. Me çeljen zyrtare të fushatës zgjedhore, filloi punën edhe Bordi i Monitorimit të Medias. Kështu, të 7 anëtarët e BMM-së me kryetar Basir Çollakun u angazhuan para Komisionit zgjedhor për kryerjen e misionit të tyre në përputhje me ligjin. Bordi i Monitorimit të Medias përbëhet nga 7 anëtarë, emrat e të cilëve janë propozuar nga anëtarësia e KQZ-së. Kriteret e atyre, që do të ruajnë etikën dhe mediat e mëdha gjatë fushatës, në fakt janë të ulëta. Kandidatët mjaftontë të kishin arsimin e lartë, tre vjet eksperiencë pune si gazetarë dhe të mos ishin të dënuar më parë. Bordi i monitorimit përbëhet nga Rexhep Polisi, gazetar i Rilindjes Demokratike, Blerina Toslluku, gazetare po te Rilindja Demokratike. Anëtari tjetër Artur Bego është zëvendëskryeredaktor i gazetës 55. Hamdi Jupe, gazetar veteran i Zërit të Popullit, si Shqyri Meka, dikur zëvendëskryeredaktor i Zërit të popullit. Kurse Iris Luaris, gazetare me përvojë në radio, analiste e medias dhe aktiviste e shoqërisë civile, vazhdon prej vitesh të jap njëkohësisht mësim si pedagoge në shkollën e gazetarisë në Universitetin e Tiranës. Detyra e bordit është monitorimi i mediave elektronike gjatë fushatës zgjedhore. Grupe të fuqishme mediatike, do të jenë kështu në dorë të bordit, i cili nëse mendon se ka vërejtur shkelje, në raportet e tij ditore për KQZ-në mund të kërkojë gjobë disamilionëshe apo deri mbylljen 48 orëshe të operatorit radio-televiziv. Kriteret e monitorimit janë ato të paanësisë dhe profesionalizmit në pasqyrimin e aktiviteteve të partive politike gjatë fushatës. Por, monitorimi përjashton median e shkruar. Pra, anëtarët e bordit të medias, do të kërkojnë nga mediat elektronike respektimin e atyre kritereve që ata nuk do të jenë të detyruar t'i zbatojnë vetë, në punën e përditshme si gazetarë te RD-ja, ZP apo 55.
Last Updated on Saturday, 30 May 2009 16:20