E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza ekonomike, eksportet ranë me 10 për qind gjatë vitit 2008

 

Kriza globale ka ndikuar në rënien e eksporteve të mallrave shqiptare. Sipas raportit më të fundit të ACIT (Qendra Shqiptare për tregti ndërkombëtare), gjatë vitit 2008 eksportet shqiptare u rritën 15 %, ndërkohë që 2007 shënoi rritjen prej 25 %. Rënie të eksporteve ka shënuar sektori i përpunimit të lëkurë këpucëve. Metalet ranë ndjeshëm në 2008-ën, për shkak të uljes së kërkesës botërore. Rritja e konkurueshmërisë është zgjidhja e vetme për rritjen e eksporteve shqiptare. Gjatë prezantimit të raportit vjetor të ACIT Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli, tha se konkurueshmëria është faktor i rëndësishëm për rritjen e eksporteve. “Në politikat e saj, qeveria ka pasur në vëmendje të vazhdueshme mbështetjen e eksporteve shqiptare”, tha ministri Ruli, duke shtuar se për këtë qëllim “janë akorduar dy fonde specifike në mbështetje të eksporteve shqiptare, ndërkohë që rritja e konkurueshmërisë së prodhimeve shqiptare, do të jetë prioritet i politikës së METE-s në vitin në vazhdim”, tha Ruli. Nga ana e saj, Drejtoresha e USAID, Roberta Mahoney, vërejti se ekonomia shqiptare ka ende probleme, duke përmendur këtu deficitin e tregtisë. Ajo theksoi se është urgjente nevoja për konkurueshmërinë, duke kërkuar që ajo të jetë e hapur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›