E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, mes 30 partive regjistrohen dhe myslimanët

 

BLEDAR HOTI

Në zgjedhjet e 28 qershorit do të konkurrojë edhe një parti që mbron të drejtat e myslimanëve. Për herë të parë ndoshta në zgjedhje do të konkurrojë Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman. Në betejën e ardhshme zgjedhore, përveç Partisë Demokristiane do të ketë dhe një Parti e Bashkimit Mysliman, e cila ka si kryetar, Osman Memën. Pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar deri më tani 30 parti politike për të cilat konkurrojnë për zgjedhjet parlamentare. Në mbledhjen e sotme, KQZ-ja do të shqyrtojë emrat e partive të regjistruara deri më tani, duke bërë zyrtarizmin e tyre për këto votime. Në bazë të Kodit Zgjedhor subjektet politike duhet të regjistrohet 60 ditë përpara ditës së zgjedhjeve. Sipas kësaj përllogaritjeje, sot është afati i fundit i regjistrimit të partive politike. Nga regjistrimet e kryera, sipas dokumentit të KQZ-së, rezulton se një pjesë e partive parlamentare nuk janë regjistruar ende, si PR, PSD, LSI dhe PDS. Të gjithë këto parti parlamentare kanë ditën e sotme si afatin e fundit, për të paraqitur kërkesën për t’u regjistruar në këto zgjedhje. Sipas burime, KQZ-ja, në bazë të ligjit duhet të presë deri në orën 24:00 të ditës së sotme për partitë që do të hyjnë në garën e ardhshme elektorale. Pas kësaj date mbyllet afati i regjistrimit të subjekteve zgjedhore. Ndërsa ndër subjektet e reja që janë regjistruar janë ato të Spartak Ngjelës, e quajtur Partia Ligj dhe Drejtësi (PLiD), e Petro Koçit, e quajtur Partia Socialiste e Vërtetë 91 (PSV 91) dhe Partia Lidhja Demokristiane Shqiptare e Nikollë Lesit. Në bazë të Kodit Zgjedhor, partitë më parë duhet të regjistrohen si subjekt politike më vete dhe pastaj si koalicion zgjedhor. “Dy ose më shumë parti politike të regjistruara si subjekte zgjedhore në KQZ, sipas nenit 64 të këtij Kodi, mund të regjistrohen në KQZ si koalicion zgjedhor në shkallë vendi jo më vonë se 45 ditë përpara datës së zgjedhjeve”, thuhet në nenin 65 të Kodit.

PARTIte qe jane regjistruar dje ne kqz

• Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Punëtorëve të Shqipërisë
• Partia Komuniste e Shqiperise
• Partia Aleanca Kombetare
• Partia Konservatore Shqiptare
• Partia Demokracia e Re Europiane
• Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
• Partia “Forca Albania”
• Partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare”
• Partia e Gjelbër
• Partia Demokristiane e Shqiperisë
• Partia Balli Kombëtar Demokrat
• Partia e të Drejtave të Mohuara - e re
• Partia” Ligj dhe Drejtësi”
• Partia “Aleanca Demokratike Shqiptare”
• Partia Ora e Shqipërisë
• Partia “Aleanca Për Europën”
• Partia Demokratike
• Partia “Bashkimi për të Drejtat e Njeriut”
• Partia Bashkimi Liberal Demokrat
• Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman të Shqipërisë
• Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë
• Partia “Balli Kombëtar”
• Partia Socialiste e Shqipërisë
• Partia “Levizja e Legalitetit”
• Partia “Emigracioni Shqiptar”
• Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
• Partia “Bashkimi Demokrat Shqiptar”
• Partia “Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut”
• Partia Socialiste e Vertete 91
• Partia “Rruga e Vertete Shqiptare”
• Partia e mendimit të djathtë Liberal

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›