Kriza ekonomike nuk pengon zgjerimin e BE-së edhe drejt Ballkanit Perëndimor

Deklaron Presidenti i Komisionit Evropian, Barroso
Bashkimi Evropian shprehet se kriza ekonomike globale, nuk do të pengojë afrimin e vendeve aspirante, për t’ju bashkangjitur Unionit. Kreu i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso, u shpreh dje gjatë një konference për shtyp se progresi i bërë nga vendet e Ballkanit Perëndimor në kuadër të integrimit në BE, nuk do të komplikohet nga efektet e prekshme tashmë, të krizës ekonomike. Barroso deklaroi se Bashkimi Evropian po synon t’i sigurojë vendet, që shpresojnë të anëtarësohen në BE, se zgjerimi do të vazhdoj edhe përkundrejt krizës me borxhe. “Kriza aktuale nuk mund të jetë arsyetim për mos vazhdimin e përpjekjeve tona për bashkimin e familjes evropiane, veçanërisht me vendet e Ballkanit”, u shpreh Barroso. Ai gjithashtu theksoi se BE-ja do ta shtyjë përpara zgjerimin, pasi ekzistojnë kritere objektive, që vendeve u mundësojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
...