Kriza, emigrantët rrezikojnë punën
“Në lidhje me krizën globale financiare shumë vende kanë bërë të ditur se do të kufizojnë marrjen e fuqisë së huaj të punës. Nga kjo nuk preken vetëm punëtoret e ndërtimit, por edhe gratë e punësuara për pastrim apo kujdesje për të sëmurët. Ata janë të parët që dërgohen në shtëpi dhe atje janë të prekur nga papunësia dhe nga varfëria”, u theksua në Konferencën Ndërkombëtare për emigrimin. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun (Ban Ki Moon) u bëri thirrje shteteve të cilat punësojnë punëtorë emigrantë që të mbrojnë të drejtat njerëzore dhe të punës të këtij grupi njerëzish. Ban Ki Mun tha se “do të ishte naive të besoje se kriza aktuale financiare nuk do të kishte pasoja te njerëzit që migrojnë mes vendeve apo me sjelljen e shoqërisë ndaj emigrantëve në mesin e tyre. Vala e migracionit të punës ka rënë. Në disa raste konstatojmë një fuqizim të migracionit nga ata vende, që janë prekur nga kriza, sidomos në fushat e ndërtimit dhe të turizmit, ku janë të punësuar shumica e punëtorëve emigrantë”.