E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sigurimi i shëndetit,“bum” gjatë sezonit

 

Sigurimet e shëndetit kanë shënuar rritje të ndjeshme për nëntëmujorin e parë të vitit. Shkak kryesor për këtë "bum" kanë qenë udhëtimet jashtë vendit gjatë sezonit turistik. Një ndër kushtet kryesore në ambasadë për të marrë vizë është pikërisht sigurimi i shëndetit. Në këtë pikë qytetarët s'kanë pasur nga t'ia mbajnë. "Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit arritën në rreth 223 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 53.86%, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2007", sqarojnë ekspertët e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Sipas tyre, peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit në udhëtim me rreth 83.94% të të ardhurave të këtij grupi. "Rritja e madhe e të ardhurave në sigurimin e shëndetit në udhëtim lidhet me numrin në rritje të personave që udhëtojnë jashtë vendit", deklaruan ekspertët e këtij Autoriteti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›