E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza financiare, Maqedonia kërkojn 1 miliardë euro



Maqedonia ka nevojë për minimalisht një miliard euro kapitale të huaja për të kompensuar pasojat e krizës financiare globale. Lajmi u bë i ditur nga Dhoma Rajonale e Ekonomisë me bazë në Shkup. Dhoma përfaqëson një numër të konsiderueshëm kompanish, përfshirë edhe kompanitë më të mëdha të vendit. Ajo i kërkoi qeverisë të fillojë përpjekjet për të gjetur financues të mundshëm, përfshirë Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ekspertët thonë se vendi ka nevojë të dëshpëruar për para dhe se shumë kompani po luftojnë për mbijetesë. Disa kanë frikë se premtimi i qeverisë për të marrë hua në tregun ndërkombëtar, nuk do të realizohet. Shkupi ka thënë se nuk ka ndërmend të hyjë në negociata për ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, së paku për tani. Qeveria ka shkurtuar planin e shpenzimeve buxhetore për 10 për qind për të ruajtur stabilitetin makroekonomik. Ajo ka rishikuar vlerësimin për rritjen ekonomike për vitin 2009 nga parashikimi i mëparshëm prej 5.5 për qind, në më pak se 1 për qind.

3 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›