E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Te ristrukturohet KLD Prokuroria dhe Gjykata e Larte

Numri dy i KLD-se,Kreshnik Spahiu mbeshtet propozimin e ministrit te Drejtetsie, Eduard Halimi, per ndryshimin e struktures dhe funksionimit te KLD-se. Madje Spahiu shkon dhe me tej,duke kerkuar edhe ristrukturim te Prokurorise dhe Gjykates se Larte.

"Mbështes zotin Halimi në gjithë idetë për reformën në drejtësi, dhe ristrukturimin e KLD. Jam i të njëjtit mendim që KLD ashtu si Gjykata e Lartë, si Gjykata Kushtetuese ashtu si prokuroria, si gjithë sistemi i drejtësisë duhet medoemos ti nënshtrohen një modeli të ri strukturimi, organizatv, dhe pse jo duke kaluar nga sistemi Part time në sistem full time. Sic jeni në dijeni  aktualisht në KLD është vetëm zv.kryetari që është një funksionar permanent. Ndërsa të gjithë anëtarët e tjerë vazhdojnë punën si gjyqtare dhe përfshihen dhe në mbledhjet plenare të KLD. Një përfshirje me e plotë dhe një strukturim qoftë në formatin e përbërjes së anëtarësisë, qoftë në përfshirjen full time, ashtu sic është projekti dhe unë jam i mendimit që do e rrisë eficencën në drejtësi", tha Kreshnik Spahiu,nenkryetar i KLD-se

Pak kohe me pare, ne nje interviste per “AS”,ministri i Drejtesise, Eduard Halimi,hodhi idene per ndryshimin e menyres se funksionimit te KLD-se. Ai madje beri pergjegjes KLD-ne per moszgjidhjen e problemeve te gjyqesorit,vecanerisht per akuzat e korruspionit.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›