Kriza financiare dëshmon se kapitalizmi duhet të jetë i të gjithëve
Shumë njerëz mendojnë se kriza e fundit financiare do të thotë se kapitalizmi ka marrë fund si sistem. Unë mendoj se kapitalizmi nuk është në krizë. Madje, këto masa që po merren e forcojnë shoqërinë kapitaliste.
Kriza për mendimin tim, dëshmon se edhe kapitalizimi duhet të jetë i gjithë shoqërisë e jo vetëm i të pasurve. Kriza erdhi sepse pasuria e të pasurve i ka kaluar mundësitë e kontrollit të kapitalit dhe është në duar të mbarë masës.
Për këtë edhe shteti e sheh si nevojë intervenimin për shpëtimin e shoqërisë, dhe jo shpëtimin e kapitalistëve, siç duan të lënë të nënkuptohet disa.