E Diel, 1 Nëntor 2026

E domosdoshme të paraqiten të gjitha informacionet mbi një fenomen

E nderuar redaksi! Ju përgëzoj për rubrikën. Doja të nënvizoja një fenomen që vërej se luftohet në media por shpesh edhe anashkalohet. Kur flasim për kritika ndaj qëverisjes duhet të paraqesim të dyja anët e medaljes.

Kur them këtë nuk e them sepse më pëlqen qeverisja e demokratëve apo më ka pëlqyer më parë qëverisja e socialistëve. Jo dhe jo. Të dyja kanë qenë të dështuara përderisa ne jemi nga vendet ku njerëzit vazhdojnë të mbyten deteve e liqeneve për të ikur nga sytë këmbët.

Por duke paraqitur të gjitha aspektet e një fenomeni, fitojmë të drejtën morale që të kritikojmë në çdo kohë dhe cilëndo qeverisje. P.sh. le të flasim për korrupsionin.

Indeksi vjetor i përceptimit të korrupsionit që publikohet nga organizata “Transparency International” tregon se korrupsioni mbetet një sfidë serioze në vendet e Evropës juglindore.

Megjithatë, indeksi i këtij viti veçon Shqipërinë si një nga vendet ku ndikimi i luftës ndaj korrupsionit ka shënuar përparim. Shqipëria, që shënonte shifrën 2,9 në indeksin e vitit 2007, është ngjitur në shifrën 3,4 në indeksin e vitit 2008 duke zënë vendin e 85-së.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›