Siç respektojmë në të shkuarën, do na respektojë ne e ardhmja
Eshte folur edhe here tjeter për Muzeun e Shkencave të Natyres. Se fundi lexova mendimet e z.Rexhep Uka. Une mendoj se nuk ka krim me të madh se sa mos të kujdesesh për çdo gje të mire që le e kaluara. Duhet kuptuar që çdo trashëgim i mire është nje gure themeli për ecjen e metejsheme me ritme me të shpejta.Nder to është dhe Muzeu në fjale. Pronaret, nëse jane në të vertet, kane token dhe ndonje kapital tjeter, por jo muzeumin. Për ç’kane, t’i drejtohen ligjeve por Muzeumi është prone me emadhe dhe i takone nje Kombi.
Eshte tek nenje tëndeceshume e demsheme që jo vetem nuk ruajme vlerat e se kaluares, por krijohet nje urrejtje për to. Urrehet historia e kaluar, urrehen personalitetet e fushave të ndryshme shkencore, artistike qofte dhe politike, urrehet çdo arritje pozitive materiale dhe shpirterore që ka realizuar e kaluara dhe çdo gje tentohet të fillohet nga ”hiçi” .
Mendojme se urrejtja të largone nga analiza, gje që është nje dem i madh që i shkaktohet të tashmes pse jo dhe të ardhmes. Ka tekste të fushave të ndryshememonografike, shkollore, akademike etj., që nuk reflektojne aritjet e fushes se tyre para momentit që ato shkruahen. Disa autore të tyre duan ta paraqesin veten si trajtues të pare të nje problemi, te nje ideje, nderkohe që ato jane trajtuar disa dekada me pare nga personalitetet e kohes të fushes përkatese.
Nje gje e tille duhet të përbeje krenarine e tyre duke i bere pjese të bibliografise se librit që shkruhet, për të treguar se ku e gjeten dhe ku e çuan ata mendimin shkencor. Nuk jane budallenj, madje jane shume të zgjuar, të tjeret që “mburren” me vjetersine e nje botimi, e nje muzeu, e nje vepre, e nje shkolle, e nje ndertese, e nje mendimi apo veprimi, qofte dhe të nje vere etj. Ashtu si e respekton ti të kaluaren dhe ate që ajo të le si trashegim do të respektojne dhe ty ata që do vine pas teje.