E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama-MekKejn, nis lufta "pa dorashka" për Presidencën

Gjendja e rëndë e ekono
misë të Shteteve të Bash
kuara të Amerikës ia ka
ngushtuar ndjeshëm shanset
kandidatit republikan për në Shtëpinë
e Bardhë për të arritur objektivin
e tij. Muaji i fundit i fushatës
sapo ka filluar, por shenjat
për MekKejn nuk janë aspak të
mira. Duke qenë se nuk ka më se
çfarë të mbrojë nga politika e administratës
që po largohet qoftë
për sa i përket ekonomisë, qoftë
edhe politikës së jashtme,
MekKejn po përqendrohet te sulmet
personale ndaj kundërshtarit
të tij, Obama, që ndodhet në
një terren shumë më pozitiv në
shumë shtete amerikane. Ai,
ndryshe nga kundërshtari i tij, ka
shanse të sigurta për të fituar.
Kështu, nga sa është llogaritur
deri më tani, nga kampi i
demokratëve Obama do të fitojë
qartas edhe në 9 shtete, të cilat
në zgjedhjet e kaluara ia dhanë
votën republikanëve. Madje,
MekKejn në Miçigan e la
përgjysmë fushatën elektorale
për të përmbledhur forcat në Virgjinia,
ku ka më shumë pushtet.
Në shumë shtete dikur të republikanëve
shkalla e lartë e papunësisë
dhe kriza ekonomike i kanë
acaruar shumë zgjedhësit. Pikërisht
në këtë situatë gjithnjë e më
të favorshme për kandidatin
demokrat do të mbahet sot edhe
debati i dytë televiziv mes
Obamës dhe MekKejn. Pritet që
këtë herë përplasja të jetë e ashpër
dhe të dy kandidatët të zhveshin
dorashkat. Kryesisht sulme
personale në adresë të
Obamës do të priten nga ana e
MekKejn. Sulme të tilla personale
kanë nisur që dje me deklaratat
e zëvendëses së MekKejn,
Sarah Palin, e cila foli për një
lidhje të mundshme të Obamës
me një ish-lider terrorist të Çikagos,
i cili aktualisht është profesor
në këtë qytet. Ndërkohë
Obama iu kundërpërgjigj një sulmi
të tillë me një dokumentar 13
minutësh për përfshirjen e
MekKein në një skandal të vitit
1989, ku MekKejn ishte një nga 4
senatorët e akuzuar për korrupsion
financiar. Palin e bëri deklaratën
e saj në Florida, ku
Obama kryeson me tre pikë. Florida
është një shtet shumë i
rëndësishëm për të dy partitë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›