Kriza financiare “gropos” çmimet e qirave për banesa dhe ambientet e biznesit
Mungesa e parasë i detyron kompanitë të rinegociojnë kontratat. Një pjesë e biznesit lë mjediset e marra në përdorim
Ervin Koçi
Çmimi i qirave të banesave, por dhe i ambienteve që përdoren për biznese, ka pësuar një rënie të konsiderueshme gjatë dy muajve të fundit, dhjetor 2008-janar 2009. Shkak për këtë “goditje” jo të vogël të sektorit imobiliar të qirave është bërë kriza e përgjithshme ekonomike në vend që ka prekur si qytetarët, ashtu edhe subjektet e biznesit. Agjentë të tregut të pasurive të paluajtshme bëjnë të ditur se një pjesë e kompanive tregtare, që kanë marrë ambiente me qira nëpër qendrat e ndryshme tregtare të vendit, kanë filluar të rinegociojnë kontratat e qirasë, si pasojë e vështirësive ekonomike dhe rënies së xhiros. Për pasojë, qiratë e ambienteve në qendrat tregtare kanë një tendencë rënieje edhe për muajt në vijim, megjithëse, sipas ekspertëve, “rënia pritet të jetë dramatike”. Një ndër faktorët kryesorë, që ka ndikuar në rënien e çmimeve, lidhet me reduktimin e të ardhurave nga emigrantët, që për janar-shtatorin 2008 llogaritet të kenë sjellë rreth 550 milionë euro, kurse në 2007-n të ardhurat ishin më të mëdha.
Çmimi i qirave
Sipas agjencive ndërkombëtare të tregut të pasurive të paluajtshme, qiraja mujore e një metri katror te qendrat tregtare varion nga 7-45 euro, te rrugët kryesore si ish-Blloku apo "Myslym Shyri" arrin deri në 67 euro, kurse në rrugë dytësore brenda qytetit qiraja mujore për metër katror varion nga 8 deri në 42 euro. Në periudhën afatshkurtër, tregu i pasurive të paluajtshme do të zgjerohet akoma më shumë, gjë që sipas ekspertëve imobiliarë do të sjellë edhe më tej rënien e çmimeve. Parashikimet tregojnë se tregu do të zgjerohet me rreth 100 mijë metra katrorë më shumë në pesë vitet e ardhshme. Vetë Banka e Shqipërisë, në raportin e saj të fundit, konfirmoi edhe një herë faktin se, “çmimet në tregun e pasurive të paluajtshme kanë pësuar një rënie të ritmit rritës me 0.9 për qind krahasuar me vitin e kaluar”. Pra, vërehet një ngadalësim i rritjes së çmimeve, ndërsa në disa zona të Tiranës vërehet një rënie e çmimit për metër katror përsa u takon ambienteve të banimit.
Shitja në krizë
Të dhënat më të fundit nga Shoqata e Ndërtuesve flasin për një rënie ekonomike të sipërmarrësve në tregun e pasurive të paluajtshme. Mësohet se gjatë vitit 2008, rreth 800 biznese ndërtimi nuk kanë kryer asnjë aktivitet, ndërsa mbetën pa u shitur rreth 4 mijë apartamente, fakt që tregon rënien e fuqisë blerëse nga ana e konsumatorit. Megjithatë, çmimet nuk po ulen, pavarësisht se një numër i madh ndërtimesh të përfunduara kanë mbetur pa u shitur. Vlera e këtyre banesave përllogaritet në rreth 150 milionë euro, të cilat në kushtet kur klientët hezitojnë të blejnë mbeten të ngrira. Megjithatë, ndërtuesit thonë se nuk do t’i ulin çmimet. Sipas Ilir Hebovisë, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve, “ndërtuesit nuk mund t’i ulin çmimet pasi kostoja e këtyre ndërtimeve është e lartë pasi janë përdorur materiale në kohën kur çmimet ishin të larta. Janë ndërtime të dy viteve të fundit dhe 70-80 për qind e këtyre ndërtimeve të pashitura gjenden në Tiranë dhe Durrës”. Sipas BSH-së, për herë të parë pas gati 5 vjetësh viti 2008 shënoi frenimin e rritjes dyshifrore të çmimeve të apartamenteve, kjo falë rritjes së ofertës nga dhënia e më shumë lejeve për ndërtim. Megjithatë, po të kemi parasysh dobësimin e monedhës vendase ndajErvin Koçi

Të dhënat më të fundit nga Shoqata e Ndërtuesve flasin për një rënie ekonomike të sipërmarrësve në tregun e pasurive të paluajtshme. Mësohet se gjatë vitit 2008, rreth 800 biznese ndërtimi nuk kanë kryer asnjë aktivitet, ndërsa mbetën pa u shitur rreth 4 mijë apartamente, fakt që tregon rënien e fuqisë blerëse nga ana e konsumatorit. Megjithatë, çmimet nuk po ulen, pavarësisht se një numër i madh ndërtimesh të përfunduara kanë mbetur pa u shitur. Vlera e këtyre banesave përllogaritet në rreth 150 milionë euro, të cilat në kushtet kur klientët hezitojnë të blejnë mbeten të ngrira. Megjithatë, ndërtuesit thonë se nuk do t’i ulin çmimet. Sipas Ilir Hebovisë, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ndërtuesve, “ndërtuesit nuk mund t’i ulin çmimet pasi kostoja e këtyre ndërtimeve është e lartë pasi janë përdorur materiale në kohën kur çmimet ishin të larta. Janë ndërtime të dy viteve të fundit dhe 70-80 për qind e këtyre ndërtimeve të pashitura gjenden në Tiranë dhe Durrës”. Sipas BSH-së, për herë të parë pas gati 5 vjetësh viti 2008 shënoi frenimin e rritjes dyshifrore të çmimeve të apartamenteve, kjo falë rritjes së ofertës nga dhënia e më shumë lejeve për ndërtim. Megjithatë, po të kemi parasysh dobësimin e monedhës vendase ndaj euros, me të cilën kuotohen përgjithësisht pronat, banesat kushtojnë më shumë në lekë.
3 Mars 2009