Leskaj: “Qeveria, arrogante ndaj raportit të DASH-it”
“Gërdeci, Fazlliçi e ligji i dosjeve, skandale të qeverisë”. Nishani e Zogaj mbrojnë qeverinë: “Raporti, pozitiv”
Eljona Ballhysa
Opozita i është rikthyer sërish raportit të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për të treguar skandalet e qeverisë dhe indiferencën e saj për të reaguar. Kryetarja e Grupit Parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, e ka cilësuar joserioze mosreflektimin e qeverisë ndaj kritikave të raportit të DASH-it. Ajo e ka vënë theksin në skandale të tilla si tragjedia e Gërdecit, korrupsioni në çështjen “Fazlliç”, ligji i lustracionit, të cilat, sipas saj, janë prova të qarta që tregojnë për qeveri të korruptuar dhe për kapje të shtetit. Ndërsa ministri Nishani ka reaguar duke bërë të ditur arritjet e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Opozita
“Nuk do t’i isha rikthyer Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nëse do të kishim një qeveri serioze, e cila do të ishte reflektuese ndaj një raporti kaq të rëndësishëm që ka të bëjë me të drejtat e njeriut, të cilat pa dyshim që janë themelore për një shoqëri demokratike. Mungesa e reflektimit dhe përpjekja për t’i lexuar ndryshe raportet e institucioneve ndërkombëtare, ose përpjekja për të fajësuar prodhuesit e tyre si në rastin e Bankës Botërore, tregon se qeveria jonë e ka humbur ndjeshmërinë ndaj çdo kritike. Kjo nuk mund të ketë emër tjetër vetëm se arrogancë e një qeverie të papërgjegjshme”, - është shprehur Leskaj. Sipas saj, në raportin e DASH-it lexohet qartë përpjekja e qeverisë për të ushtruar kontroll ndaj institucioneve të pavarura, siç janë Gjyqësori, Prokuroria dhe media. “Qeveria ndërhyri në procesin e hetimeve të Gërdecit”, - thuhet në të. Më tej, sipas Leskajt, raporti vazhdon me korrupsionin në radhët e Policisë apo problemet që mbeten po njëlloj si diskriminimi ndaj fëmijëve, grave dhe pakicave. Sipas saj, është arrogante sjellja e kryeministrit Berisha ndaj kritikave të DASH-it. “Kryeministri lëshoi ca deputetë që të thonë se Raporti i DASH-it është me të dhëna të vjetra e nuk ka pasqyruar vitin që lamë pas dhe se është kopjuar nga raporti i Këshillit të Europës. Kush mund t’i besojë këto? Nëse të dhënat janë të vjetra, i kujt viti ishte Gërdeci, i kujt viti është çështja ‘Fazlliç’ apo ligji për lustracionin, që adresohen në raport? Edhe pse e keni të vështirë ta pranoni, për fat të keq, vendi shkon poshtë, jo lart”, - u shpreh Leskaj. Sipas saj, kjo lexohet shumë qartë në të gjithë Raportin e DASH-it. “Këtë thotë dhe Raporti i DASH-it, i cili thotë se “gjatë vitit të fundit, qeveria tentoi edhe më shumë vënien nën kontroll të institucioneve të pavarura si Gjyqësori, Prokuroria e Përgjithshme dhe media. Korrupsioni mbetet një pengesë e madhe për ndërmarrjen e reformave dhe një problem serioz”, - ka cituar Leskaj pjesë të Raportit.
Qeveria
Ministri Nishani, në replikë u shpreh se në raport vlerësohet puna e Policisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ai e cilësoi një flluskë sapuni luftën politikë që opozita po bën me tragjedinë e Gërdecit. “Tragjedia e Gërdecit është kthyer për një vit në betejën tuaj politike. Qeveria ia ka lënë këtë çështje në dorë Drejtësisë. Ndërsa opozita vazhdon ta përdorë politikisht këtë çështje. Jam i bindur se kjo çështje do të kthehet në fund në një bumerang politik të opozitës dhe në një flluskë sapuni”, - është shprehur Nishani. Ndërsa deputeti Zogaj, duke iu referuar kritikave për ligjin e lustracionit, u shpreh se ligji i PD-së ishte më pranë Kushtetutës se ai i PS-së. “Nëse Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Amerikane do të kishin lexuar draftin e PS-së për ligjin e lustracionit, do të kishin vënë duart në kokë”, - është shprehur Zogaj, ndërsa pranoi se maxhoranca do ta rishqyrtojë ligjin e miratuar.
3 Mars 2009