Kriza financiare, koha për t‘iu rikthyer Dikensit
Dikens ishte shumë i zoti për të
bërë pyetje të vështira dhe ako
ma më i zoti për të shmangur
përgjigjet e thjeshta. Aty nga fillimi i romanit
"Dombi dhe i biri", Paul Dombi
pyet: "Babi, çfarë është paraja"?
Përgjigjja e zakonshme do të ishte: floriri,
argjendi, bakri, shilingat, gjysma e
penit... Por për të atin e Dombit të vogël,
një biznesmen ky shumë i fuqishëm në
atë kohë, paraja përfaqësonte monedhën
qarkulluese, letrat me vlerë, shufrat
e arit, normën e këmbimit, vlerën e
metaleve të çmuara në treg. Për vetë
Dikensin, megjithatë, paraja mbartte në
vetvete shumë më tepër se fuqinë e shitblerjes.
Paraja i bënte njerëzit bashkë,
ose në të kundërt i vinte ata kundër
njëri-tjetrit; ajo e shndërronte njeriun e
zakonshëm ose në një model bujarie, ose
në një monstër lakmitare; ishte ajo që
rrotullonte botën, duke e kërcënuar
gjithmonë daljen e saj jashtë kontrollit.
Romanet e Dikensit përshkruajnë një
botë në të cilën gjithçka ka një çmim dhe
gjithçka vlerësohet sipas çmimit që ka.
Një libër tjetër i tij shumë i famshëm, i
ekranizuar së fundmi nga BBC, konsiderohet
si pasqyrë dhe shpjegues i
mrekullueshëm i krizës së kredive, e
megjithatë nuk është i vetmi roman në
të cilin gjejmë përqasje të situatës aktuale
financiare në Britaninë e Madhe, por
edhe në botë. Në botën e ngjarjeve të
dhimbshme, të gëzuara, tepër të gjalla e
jetësore, romanet e Dikensit na ofrojnë
një tablo të një bote që mendonim se e
kishim lënë pas, të një periudhe
rrebeshesh financiare të trazuara e të
mjegullta. Sa më shumë i afrohemi kësaj
bote, aq më tepër nisim ta njohim dhe t‘ia
përqasim botës sonë: krizat për kredi,
skandalet financiare, paniku. Sigurisht,
veç Dikensit, edhe romancierë të tjerë
kanë dhënë tablo të kohëve të errëta financiare
dhe të punëve të financierëve
dhe bankierëve ndërkombëtarë. Kështu,
për shembull, kemi përshkrimin e
spekulimeve të tregut në romanet e Saul
Bellow, apo rrëfimet për shkrirjen e
tregut financiar të shumë romancierëve
të mëvonshëm, por Dikensi është ai tek i
cili duhet të rikthejmë vëmendjen dhe ka
arsye të mjaftueshme për një gjë të tillë.
Boshti rreth të cilit rrotullohej epoka
viktoriane dhe kombinimi te Dikensi
i ambicies dhe ankthit e bëjnë
atë tejet bashkëkohore. Dhe
ç‘është më me vlerë, ne jo
vetëm mund të gjejmë
paralelizma në romanet e tij,
në lidhje me krizën
ekonomike që po kalojmë,
por mund të nxjerrim edhe
mësime të vyera. Duke iu
rikthyer romanit "Dorriti i
vogël", në një nga skenat
më të trishtuara të tij, aty
nga fillimi i rrëfimit, na prezantohet
William Dorrit,
"banori" më jetëgjatë i burgut
të Marshalseas. Atë e kishin
vënë pas hekurave 20 vjet të
shkuara për çështje borxhesh
dhe gjatë kësaj kohe ishte shtrënguar
të pranonte lëmoshë nga "admirues"
me emra si "Tallja" "Kulumbrija",
apo "njeriu-qen". Ishte një skenë që
Dikensi e shkroi me shumë zemër dhe
duke iu referuar kujtimeve personale. I
ati i shkrimtarit kishte qenë vetë në burgun
e Marshalseas kur Çarlsi ishte ende
një djalë i ri. Edhe pse John Dikens nuk
vuajti ndonjë dënim të rëndë, i biri nuk
do ta harronte gjatë gjithë jetës turpin
që ndjeu për një gjë të tillë. Më vonë, për
këtë ngjarje të jetës do të shkruante se
zemra i ishte thyer keqas. Turpi i ndjerë
dikur derdhet në të gjitha shkrimet me
këtë temë, si një bojë e kuqe. Kështu, në
një nga shkrimet e tij ai perifrazon
këshillën e të atit, i cili pas asaj që pësoi
kishte vënë mend dhe i thoshte gjithmonë
të birit që duhet të jetonte brenda
mundësive të veta, pa marrë borxhe:
"Nëse fiton 20 paund në vit dhe do të
shpenzosh 19 paund, 99 shilinga dhe 5
peni, do të jesh njeri i lumtur, por nëse
do t‘i shpenzosh të gjitha e do të marrësh
borxh një peni, atëherë do të të
prishet morali", këto janë fjalët që Dikens
i vuri në gojën e personazhit të "David
Koperfildit", Mikober. Ndërsa Dikensi
fitonte gjithnjë e më shumë famë si shkrimtar,
ai vazhdonte që ta ndiqte me
kruspulozitet këshillën e të atit. Kur
vdiq, la 3000 paund, që sot do ta bënin
pa dyshim një milioner. Ai ia
doli mbanë që t‘i menaxhonte financat
e tij shumë mirë. Njihej
si për fitimin e shumë
parave, ashtu edhe për
shpirtmadhësinë dhe bujarinë.
Por bujaria ishte një
virtyt që ai nuk e mbajti
vetëm për vete, por ua
"dhuroi" edhe personazheve
të tij. Kemi kështu
Nikolas Nikelbin, apo Oliver
Tuistin, që në fund të
rrëfimeve u jepen fundet e
lumtura, gjithnjë në bazë të
meritës, mundit, djersës,
punës dhe ndershmërisë së
treguar në momentet e vështira
të jetës. Në një botë plot zëra
të zymtë, ku kapitalizmi thuhet se
do të shkatërrojë lidhjet shoqërore të
bazuara te besimi reciprok, romanet e
Dikensit kanë një ndikim të qetë restaurues
mes parasë dhe moralit. Si edhe në
përrallat që i pëlqenin në fëmijëri, heronjtë
e shkrimtarit të madh duhet të tregojnë
se e meritojnë plotësisht shpërblimin
me një poçe flori. Edhe pse shpesh
kjo mund të duket një fantazi, lexuesit e
Dikensit kanë shumë arsye për t‘i qenë
atij mirënjohës. Në vitin 1825, kur Dikensi
ishte ende një adoleshent, Banka e Anglisë
u kap nga paniku për rezervat e saj
në para dhe në një klimë të ashpër spekulimi
refuzoi që t‘u huante para
bankave të tjera lokale, apo edhe kompanive
të ndryshme për të dalë nga
borxhet. Si përfundim, 80 banka falimentuan
dhe thuajse 500 kompani të vogla
gjithashtu përfunduan në faliment. 13
vjet më pas, kujtimi i një krize të tillë ende
ishte i fortë te Dikensi dhe referimet për
të i gjejmë te Nikolas Nikelbi, në rastin
kur zonja Nikelbi i kërkon të shoqit që të
"spekulojë" me asetet në para dhe me
fermën për të fituar para të shpejta dhe
të lehta. Fundi është i pashmangshëm:
mania e fitimit të madh sjell shpërthimin
e situatës dhe si pasojë edhe rrënimin e
mijëra jetëve dhe familjeve. Vetë zoti Nikelbi
vdes zemërplasur nga humbjet. Por
ai është vetëm një nga personazhet që e
kuptoi në kohën e duhur, apo ndoshta
paksa vonë, që kur frika dhe lakmia marrin
situatën në dorë dhe zëvendësojnë
menaxhimin e përgjegjshëm, paraja
shndërrohet në një monstër që shkatërron
e përpin gjithkënd që i pret rrugën.
Kapitulli i parë i "Dorriti i vogël" është shkruar
në korrik të vitit 1855, në të njëjtin
muaj kur shtëpia-bankare, "Strahan
Paul&Bates", u shkatërrua në mënyrë
spektakolare dhe pronari i saj, sir John
Dean Paul, u dënua me 14 vjet për
mashtrime financiare. Ndërkohë, John
Sadlier, anëtar i Parlamentit dhe shef i
thesarit, i admiruar nga shumëkush
dhe i konsideruar si "magjistar" i botës
së parave, u impenjua shumë për ta
nxjerrë nga situata e vështirë bankën
"Tipperary", derisa më në fund edhe ajo
dështoi me një barrë borxhesh të pashlyera.
I paaftë për t‘u përballur me poshtërimin
publik në gjyq, ai u vetëvra në
17 shkurt të vitit 1856, një tjetër detaj ky
që gjen jehonë në romanin e Dikensit,
kur ai përshkruan bankierin Merdel, që
vetëvritet. Sigurisht që ky i fundit nuk
është aspak një shembull inkurajues,
por për fat të mirë romanet e Dikensit
janë të mbushura me personazhe dhe
mënyra alternative të të sjellurit dhe të
të menduarit. Kështu, në "Shpresa të
mëdha", Pip e kupton se personi që e ka
mbështetur financiarisht është një
kriminel dhe ndaj këtij fakti ai kundërpërgjigjet
jo me inat dhe egërsi, por me
falje dhe përulësi. Në personazhe të
tjerë del se paratë nuk kanë të krahasuar
me dashurinë apo ndjenja të tjera njerëzoren
dhe se pikërisht këto të fundit nuk
mund të konvertohen në para dhe nuk
mund të blihen në dyqan. Edhe te
"Dorriti i vogël", Dikensi, ndaj kaosit
dhe turbullirës ku janë zhytur njerëzit,
si dhe ndaj krizës së kredive, ofron një
alternativë pozitive dhe optimiste: atë
të ndershmërisë dhe përgjegjësisë, e
mbi të gjitha ndjenjës humane; tri cilësi
këto që nuk të lënë kurrë në baltë, siç
bëjnë bankat sa herë u teket.