Sarkozi: Ja propozimet për daljen nga kriza
Presidenti francez, Sarkozi,
ka deklaruar dje se Evro
pa duhet të ketë fondet e
veta sovrane dhe të ketë pjesë në
kompanitë e goditura nga kriza
financiare globale për t‘i mbrojtur
ato nga "grabitqarët". Ndër të
tjera, Presidenti francez që është
edhe Presidenti i vendit që ka
kryesinë e BE-së, tha se Evropa
do të konsiderojë si investitorë
të mundshëm gjigandët
ekonomikë të Azisë, Kinën dhe
Indinë, përmes fondeve të pasurisë
apo korporatave. Këto
dhe të tjera do të jenë ndër
piketat kryesore të takimit të
muajit të ardhshëm në ldhje me
reformën e sistemin financiar
botëror. "Në botë ka shumë
fonde sovrane pasurie me sasi të
konsiderueshme të hollash dhe
ne duhet që në këtë periudhë të
vështirë të kemi fonde të tilla,
për të mbrojtur interesat kombëtarë
dhe ato të Evropës".
Presidenti i Komisionit Evropian,
Barroso, e konsideroi këtë
ide si shumë interesante, por
vuri re se mes shteteve të ndryshme
ka kontradikta. Kështu,
për shembull, ndërsa Italia ishte
kundër fondeve të tilla, Spanja
në të kundërt ishte pro. Barroso
dhe Sarkozi thanë se do të
përfitonin nga rasti i një takimi
të ardhshëm Evropë-Azi në Pekin
për të nxitur dy ekonomitë e
mëdha të kontinentit që të merrnin
edhe ato përgjegjësi për të
stabilizuar ekonominë botërore.
"Për momentin po përjetojmë
goditjet më të rënda të krizës
dhe nëse nuk do të tregohemi të
fortë, do të jetë fatale", bëri të
ditur Sarkozi para ligjvënësve
evropianë teksa ka raportuar në
lidhje me takimin fundit mes
liderëve të G8 në Uashington.
Për sa i përket takimit të ardhshëm
të liderëve botërorë, ai do
të përfshijë përveç vendeve
tashmë të njohura të G8, edhe
pesë ekonomi shumë të zhvilluara
e të rëndësishme për balancat
ekonomike botërore: Kina,
India, Brazili, Afrika e Jugut dhe
Meksika. Për sa i përket Kinës,
mendohet se ajo ka rreth 1 trilion
bono thesari amerikane dhe
ende nuk ka bërë asnjë lloj komenti
në lidhje me pjesëmarrjen
e saj. Për sa i përket Indisë, ajo
ka kohë që po kërkon një rol më
të gjerë në ekonominë botërore,
por gjithashtu nuk është
prononcuar për takimin. Zyrtarët
e BE-së kanë bëtë të ditur
se pjesëmarrja e vendeve aziatike
mund të varet nga sigurimi
që do t‘u jepet për pjesëmarrje
të plotë në takim dhe jo të dorës
së dytë. Për sa i përket BE-së,
Sarkozi po planifikon një takim
paraprak të liderëve të organizatës,
ndërsa takimi i madh pritet
të zhvillohet në Nju Jork, pas
zgjedhjeve të 4 nëntorit. Në
fjalën e tij, disa orë pasi Franca
është tashmë vendi i fundit që
ka lajmëruar gjendjen urgjente
të injektimit të kapitalit, Sarkozi
nxori në pah një sërë masash që
duhet të merreshin në takim. Së
pari, asnjë bankë që punon me
paratë e shtetit nuk duhet të
punojë edhe me të ashtuquajturat
"taksa parajse"; asnjë institucion
financiar nuk duhet të lejohet
të punojë pa qenë i mbuluar
nga rregullatorë financiarë;
rregullat ndërkombëtare të financave
duhet t‘u adoptohen
bankave, në mënyrë që t‘u mbijetojnë
krizave financiare;
sistemi financiar botëror duhet
të riformulohet për të gjetur një
shteg mes shkallës fikse dhe asaj
të lirë të shkëmbimit.
ka deklaruar dje se Evro
pa duhet të ketë fondet e
veta sovrane dhe të ketë pjesë në
kompanitë e goditura nga kriza
financiare globale për t‘i mbrojtur
ato nga "grabitqarët". Ndër të
tjera, Presidenti francez që është
edhe Presidenti i vendit që ka
kryesinë e BE-së, tha se Evropa
do të konsiderojë si investitorë
të mundshëm gjigandët
ekonomikë të Azisë, Kinën dhe
Indinë, përmes fondeve të pasurisë
apo korporatave. Këto
dhe të tjera do të jenë ndër
piketat kryesore të takimit të
muajit të ardhshëm në ldhje me
reformën e sistemin financiar
botëror. "Në botë ka shumë
fonde sovrane pasurie me sasi të
konsiderueshme të hollash dhe
ne duhet që në këtë periudhë të
vështirë të kemi fonde të tilla,
për të mbrojtur interesat kombëtarë
dhe ato të Evropës".
Presidenti i Komisionit Evropian,
Barroso, e konsideroi këtë
ide si shumë interesante, por
vuri re se mes shteteve të ndryshme
ka kontradikta. Kështu,
për shembull, ndërsa Italia ishte
kundër fondeve të tilla, Spanja
në të kundërt ishte pro. Barroso
dhe Sarkozi thanë se do të
përfitonin nga rasti i një takimi
të ardhshëm Evropë-Azi në Pekin
për të nxitur dy ekonomitë e
mëdha të kontinentit që të merrnin
edhe ato përgjegjësi për të
stabilizuar ekonominë botërore.
"Për momentin po përjetojmë
goditjet më të rënda të krizës
dhe nëse nuk do të tregohemi të
fortë, do të jetë fatale", bëri të
ditur Sarkozi para ligjvënësve
evropianë teksa ka raportuar në
lidhje me takimin fundit mes
liderëve të G8 në Uashington.
Për sa i përket takimit të ardhshëm
të liderëve botërorë, ai do
të përfshijë përveç vendeve
tashmë të njohura të G8, edhe
pesë ekonomi shumë të zhvilluara
e të rëndësishme për balancat
ekonomike botërore: Kina,
India, Brazili, Afrika e Jugut dhe
Meksika. Për sa i përket Kinës,
mendohet se ajo ka rreth 1 trilion
bono thesari amerikane dhe
ende nuk ka bërë asnjë lloj komenti
në lidhje me pjesëmarrjen
e saj. Për sa i përket Indisë, ajo
ka kohë që po kërkon një rol më
të gjerë në ekonominë botërore,
por gjithashtu nuk është
prononcuar për takimin. Zyrtarët
e BE-së kanë bëtë të ditur
se pjesëmarrja e vendeve aziatike
mund të varet nga sigurimi
që do t‘u jepet për pjesëmarrje
të plotë në takim dhe jo të dorës
së dytë. Për sa i përket BE-së,
Sarkozi po planifikon një takim
paraprak të liderëve të organizatës,
ndërsa takimi i madh pritet
të zhvillohet në Nju Jork, pas
zgjedhjeve të 4 nëntorit. Në
fjalën e tij, disa orë pasi Franca
është tashmë vendi i fundit që
ka lajmëruar gjendjen urgjente
të injektimit të kapitalit, Sarkozi
nxori në pah një sërë masash që
duhet të merreshin në takim. Së
pari, asnjë bankë që punon me
paratë e shtetit nuk duhet të
punojë edhe me të ashtuquajturat
"taksa parajse"; asnjë institucion
financiar nuk duhet të lejohet
të punojë pa qenë i mbuluar
nga rregullatorë financiarë;
rregullat ndërkombëtare të financave
duhet t‘u adoptohen
bankave, në mënyrë që t‘u mbijetojnë
krizave financiare;
sistemi financiar botëror duhet
të riformulohet për të gjetur një
shteg mes shkallës fikse dhe asaj
të lirë të shkëmbimit.