Kriza financiare tek Tirana drejt zgjidhjes perfundimtare

Tirana e futbollit e ka hequr lakun nga fyti për momentin duke arritur t’u sigurojë futbollistëve rrogat për muajt tetor e nëntor. Gjithsesi, administratori Salih Tagani mendon se do të duhet shumë punë që gjithçka të ecë mirë edhe në të ardhmen. Në një pronocim telefonik për “ABC News”, Tagani pranoi se detyra nuk është e lehtë.
“Për fat, situatën e kemi zgjidhur, ndonëse jemi të zënë deri në fund të javës për të bërë të mundur që të gjithë lojtarët të marrin rrogat, - u shpreh ai, - gjithsesi, duhet të përpiqemi që të mos kemi probleme në të ardhmen”.
Tashmë, nuk ekziston rreziku që lojtarët e Tiranës të shkojnë në klubet e tjerë, me përjashtim të Julian Ahmatajt i cili mesa duket është i vendosur që të shkojë tek Flamurtari.
Bala, Gilman Lika dhe Dushku ishin në prag të kalimit tek Vllaznia, ndërsa portieri Ilion Lika gjithashtu kishte kërcënuar me largim.
“Siç kemi diskutuar edhe me kryetarin e bashkisë, Basha, çështja është të krijojmë një model i cili të jetë jo vetëm një zgjidhje për klubin tonë, por një model për klubet e tjerë”, - vazhdoi ai.
Problemi kryesor i futbollit në Shqipëri është se ai nuk është ende një biznes dhe del me humbje. Por, fillimisht duhet që të balancohen shpenzimet me të ardhurat dhe, më tej, do të synohet që Tirana si shoqëri tregtare të dalë edhe me fitime.