E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza financiare tregjet ne panikun e krizes greke

Të dhëna negative për tregjet financiarë botërorë, teksa mundësia për një përhapje të krizës greke vazhdon të frikësojë qeveritë dhe investitorët. E enjtja ka qenë jo e mirë për bursat në Shtetet e Bashkura të cilët shënuan një rënie me 2%. Indeksi i Dau Xhons ra me 2 %, S & P me 2.4 dhe Nasdak me 2.7 %. Të tre këta indekse kanë rënë me 8 % që nga korriku duke iu afruar pikës kritike.

Humbje të ngjashme kanë shënuar edhe tregjet financiarë në Europë. Bursat e Londrës, Daks në Gjermani dhe CAC 40 në Francë ranë përkatësisht me 3, 3.1 dhe 2.5 %. Raportet më të fundit, tregojnë se në SHBA numri i të papunëve po vjen në rritje. Por kjo tablo negative nuk vlen vetëm për SHBA-në. Për t’u ardhur në ndihmë tregjeve financiarë, Japonia ka vendosur të dobësojë jenin, dhe BQE ka vendodur të rihyjë në tregun europian të bonove.  

Sipas BBC-së, po blihen bonot e Portugalisë dhe Irlandës, vende në krizë, të cilat e kanë të vështirë të marrin borxh në tregje. Të dhënat negative vijnë në një kohë që kreu i KE-së, Hoze Manuel Barroso, paralajmëroi se kriza e borxheve po përhapet. Ai madje u ka çuar letër qeverive europiane në të cilën u kërkon të mbështesin eurozonën.

Bora Ymeri

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›