E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza greke, marrëveshje mes Obamës dhe Merkelit



Kryeministri grek, Jorgo Papandreu ka pranuar para përfaqësuesve të sindikatave dhe industrialëve se për t’u përballur me emergjencën ekonomiko financiare dhe për të marrë paketën e ndihmave BE-FMN, Greqia duhet të kalojë masa të dhimbshme. Të dërguarit e BE-së dhe FMN-së në Athinë deklaruan se plani tre vjeçar i ndihmës do të finalizohet brenda disa ditësh. Në një telefonatë mes Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama dhe kancelares gjermane, Anxhela Merkel, u ra dakord mbi idenë për të ndihmuar Greqinë të dalë nga kriza, duke konsideruar këtë “një veprim-rezolutë dhe të shpejtë”, me përfshirjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian. Ndërkohë Papandreu ka lançuar në BE dhe FMN thirrjen e fundit për ndihmë, duke paralajmëruar rreziqet e prekjes së të gjithë ekonomisë evropiane dhe botërore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›