Libri i Laura Bushit: Në Gjermani tentuan të helmonin Xhorxh Bushin
Në librin me titull “Spoken from the Heart”, (Duke folur nga zemra), ish zonja e parë amerikane ka treguar se në vitin 2008, gjatë samitit të G8-ës në Heiligendam, Gjermani, bashkëshorti i saj, Xhorxh nuk ishte mirë jo për shkak të ndonjë sëmundjeje, por “një tentative për ta helmuar”. Laura Bush i referohej drekës zyrtare të samitit të 7 qershorit. Ish zonja e parë amerikane tregon se përveç bashkëshortit të saj edhe disa anëtarë të stafit nuk u ndjenë mirë dhe shërbimet sekrete nisën një hetim për këtë. Në libër ajo mbrojti fort bashkëshortin e saj për veprimet gjatë emergjencës së uraganit Katrina (që shkatërroi Nju Orlins në 2005), për të cilin është kritikuar shumë. Laura kujton se në vitin 1963, në moshën 17-vjeçare, ajo kishte provokuar një aksident me makinë, ku kishte vdekur një miku i saj student. Libri publikohet në SHBA më 4 maj.