E Diel, 1 Nëntor 2026

Me thika kundër fëmijëve, “zakoni” i ri në Kinë



Një burrë i armatosur me thikë ka hyrë në një çerdhe fëmijësh dhe ka plagosur 28 prej tyre dhe tre të rritur. Ngjarja ka ndodhur në lindje të Kinës, duke shënuar të tretin rast brenda një muaji. Sipas autoriteteve, 5 prej tyre janë në gjendje të rëndë në spital. Shumica e të plagosurve janë fëmijë të moshës katër vjeçare. “Fëmijët e plagosur u sollën këtu njëri pas tjetrit”, tha për AP, një mjek i spitalit të qytetit të Taixing. “Po bëjmë ç’është e mundur t’i shpëtojmë”, shtoi. Të mërkurën një mësues që ishte larguar nga puna me leje, pasi ishte i sëmurë me probleme të mendore plagosi me thikë 18 fëmijë dhe një punonjës të një shkolle në provincën e Guandongut. Po atë ditë një tjetër u ekzekutua për vrasjen e tetë fëmijëve muajin e kaluar, në një shkollë fillore në provincën Fujianit me justifikimin se ishte i mërzitur, sepse e kishte lënë e dashura.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›