E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marotta i kënaqur me merkaton

Drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta është shprehur tepër i kënaqur me punën e bërë gjatë këtij afati kalimtar veror.
 

“Ne kemi tentuar ta përmirësojmë skuadrën dhe mendoj se ia arritëm. Ne kemi kërkuar edhe një mbrojtës, por lojtarët të cilët ishin të lirë nuk ishin më të mirë se këta që i kemi. Ne e kemi reduktuar hapësirën me klubet tjera, dhe tani është në dorë të trajnerit Atonio Conte. A kemi transferuar shumë lojtarë? Jo, nuk mendoj kështu. Napoli, që përfundoi i treti sezonin e kaluar, bëri 12 transferime. Ne vetëm plotësuam kërkesat e trajnerit”, deklaroi Marotta.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›