The Simpson, Asange në episodin e 500-të të tij
Ashtu sikundër ishte përfolur prej kohësh, gjithshka merr një drejtim pozitiv për themeluesin e WikiLeaks-it, Julian Asange.
Në episodin e 500-të, të serialit të animuar The Simpson, të shfaqur të shtunën mbrëma në SHBA, u vu re dhe pjesëmarrja e Asange. Në këtë pjesë, ai ka rregjistruar zërin e tij përmes telefonit.
Producentët e The Simpsons, thanë se Asange ndodhet nën arrest shtëpiak në Britani, duke luftuar ndaj ekstradimit në Suedi ku kërkohet nën akuzat për krime seksuale.
Mesa duket, Asange nuk është i vetmi pjesëmarrës në këtë film të animuar, pasi iu bashkohet yjeve si Majkëll Xhekson, Elizabet Tejlor, themeluesit të Playboy-it, Hju Hefner dhe ish kryeministrit britanik Toni Bler.